Showbiz

Banorja e 'BBVK' në rrëfimin prekës: Vuan nga një sëmundje që vetëm 16 njerëz në botë e kanë

Banorja e 'BBVK' në rrëfimin prekës: Vuan nga një
Foto: Saranda Hoda/ Instagram/ KlanKosova

Saranda Hoda, e njohur si Sasa, banore e "Big Brother VIP Kosova 4", ka folur në rrëfimin e jetës së saj për sëmundjen e rrallë nga e cila vuan. Me vetëm 16 persona në të gjithë botën që ndajnë të njëjtën diagnozë, Sasa tregoi vështirësitë e të jetuarit me tumor në enët e gjakut.

"Kur kam qenë 8 vjeç dhe kam shkuar për herë të parë në Itali, kam kuptuar që nuk mund të jem njësoj si vajzat e tjera, do kem një defekt në trup, por me shpresën se do të shërohem shpejt, ama zgjati me vite. Adoleshenca ime ka qenë e tmerrshme, sëmundja shkoi në atë fazë që më çoi gati drejt vdekjes," nisi Sasa të rrëfente.

Moderatorja shpjegoi më tej se risqet për t'iu nënshtruar një operacioni ishin tejet të larta dhe ishte e vështirë të gjeje mjekë që do ta merrnin përsipër një ndërhyrje të tillë.

"Mbaj mend shumë mirë kur mjeku erdhi dhe më tha që nuk mund të të operojmë, sepse 90% e ke kokën në rrezik. I kam thënë babit 'mos më lër të vdes të lutem'." 

Megjithatë, Sasa e kreu operacionin në zonën e barkut me sukses dhe është vazhdimisht nën kujdesin e mjekëve, duke kryer analiza mujore. Pjesa më e dhimbshme e gjithë sëmundjes për të, është pamundësia për t'u bërë nënë:

"Plagën e kam pasur një vit në trup të hapur, me gjakderdhje kohë pas kohe. Jetoj me përkujdesje të mjekëve. Kjo sëmundje ma ka bërë të pamundur ndjenjën më të bukur në botë, të qenit nënë. Më preku shumë sepse fëmijët janë gjëja që dua më së shumti në botë."

Sasa vuan nga sëmundja e quajtur hemangioma, për të cilën ka folur edhe më parë në televizion, që ka të bëjë me rritjen e pakontrolluar të enëve të gjakut. Ajo është personi i parë që i është nënshtruar operacionit për sëmundjen e saj dhe që mrekullisht arriti t'i mbijetojë, pavarësisht shpresave të ulëta nga mjekët. 

REELS

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

'BBVK' resident tells touching story about disease that only 16 people in the world have

Banorja e 'BBVK' në rrëfimin prekës: Vuan nga një
Photo: Saranda Hoda/ Instagram/ KlanKosova

Saranda Hoda, known as Sasa, a resident of "Big Brother VIP Kosova 4", has spoken in her life story about the rare disease she suffers from. With only 16 people worldwide sharing the same diagnosis, Sasa revealed the difficulties of living with a tumor in the blood vessels.

"When I was 8 years old and went to Italy for the first time, I realized that I couldn't be like other girls, I would have a defect in my body, but with the hope that I would recover quickly, but it lasted for years. My adolescence was terrible, the illness reached a stage that almost led me to death," Sasa began to narrate.

The moderator further explained that the risks of undergoing surgery were extremely high and it was difficult to find doctors who would undertake such an intervention.

"I remember very well when the doctor came and told me that we couldn't operate on you because your head was 90% at risk. I told my dad, 'Please don't let me die.'" 

However, Sasa successfully underwent surgery in the abdominal area and is constantly under the care of doctors, undergoing monthly tests. The most painful part of the entire illness for her is the inability to become a mother:

"I had the wound open on my body for a year, bleeding from time to time. I live with the care of doctors. This disease has made it impossible for me to experience the most beautiful feeling in the world, being a mother. It touched me deeply because children are the thing I love most in the world."