Showbiz

Rudina Xhunga rrëfen sfidat e nënës me demencë: “Pas 13 vitesh më pyeti se si jam”

Rudina Xhunga rrëfen sfidat e nënës me demencë: “Pas

Rudina Xhunga, në një rrëfim emocional në “Mirëmbrëma Yje”, përballë Arbana Osmanit, tregoi për sfidat e përditshme të nënës së saj, e cila vuan nga demenca. Sigurisht, është një rrugëtim i vështirë me ulje dhe ngritje dhe gazetarja na dha një pasqyrim të qartë të asaj që përjeton çdo ditë.

“Mami im është me demencë! Është një lloj demence fluturake, që vjen dhe ikën, nuk rri gjithmonë aty. Dhe mami nuk ka një harresë që të më harrojë! Ajo ka më tepër harresë për nevojat e mia, por jo për mua. Për shembull, përpara dy ditësh, më tha: “Ti si je?”, dhe unë fillova të qaja sepse thashë pas 13 vitesh më pyeti se si jam”.

“Në fakt, ajo s’më pyet më si jam, do të dijë vetëm si është ajo dhe në fakt ky është një mundim i madh. I thashë: “S’jam mirë, kam këtë problem”. “Epo se s’ke mama që të të pyesë se si je prandaj”- më tha! Sepse ne të gjithë duam që të na pyesin po kush na e ka ngenë! Goca ka probleme, burri ka gjithmonë probleme dhe vetëm nëna mund të të pyesë. Por parafytyro një nënë me demencë që nuk të pyet dot, sa e vështirë është jeta për ty”, tha ajo, dukshëm e prekur.

“Kështu që kur ajo më pyeti “si je”, unë mora urgjencën për herë të katërt që ajo të rrinte në jetë edhe pse është shumë e vështirë!”, vijoi më tej Rudina.

Ajo vazhdoi duke thënë se duhet të mësohesh me këtë vështirësi dhe të mos kesh ndrojë:

“Duhet të mësohesh, e para të mos kesh turp! Sepse turpi është një gjë që të bllokon dhe e burgos të sëmurin. Për turp unë do e kisha mbyllur mamin tim brenda që mos të dilte nga liqeni, po mami im do vdiste po të mos dilte nga liqeni! Dhe një herë nga liqeni e gjeti një kolege, një gazetare, një gocë e re ose e madhe, nuk e di pse e bënë dhe e intervistuan. Dhe ajo tha nga ato gjërat që thotë një njeri me demencë. Dhe ata e nxorrën! Thashë “Sa turp!” Dhe ajo u tha: “Jam nëna e Rudina Xhungës”. Dhe ata u gëzuan dhe e bënë pikërisht për këtë gjë. Po kjo është shumë e rëndë. Dhe pastaj po më thonin: “Ok mami s’duhet të dalë”, po si, ta “vras” unë mamin tim që ata të mos tallen me mua? Le të tallen sepse s’ka asnjë problem. Ajo ka nevojë të dalë dhe do dalë!”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mirëmbrëma Yje (@mirembremayje)

Demenca është një çrregullim i funksionimit të trurit që shkakton rënie të vazhdueshme të aftësive mendore, duke ndikuar në kujtesë, aftësinë për të menduar, për të marrë vendime, gjykim, të folurit dhe komunikimin, orientimin dhe zbeh aftësitë e përditshme.

REELS

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞

POV: thua “vetëm një copë”, por Krostata me fiq ka plane të tjera. 👀🤎

Si i bëhet në këto raste? 😂

POV: Garderoba jote sapo kërkoi një upgrade. 🛍️✨ Summer Sale në @fashionandfriends_al në TEG ka nisur, me ulje deri në 60%. Mos bëj scroll shumë gjatë, se outfitet më të mira zhduken sa hap e mbyll sytë. 👀

Përpjekja e Usher për të krijuar një moment sensual me një fanse në skenë mori një kthesë të sikletshme gjatë koncertit që ai mbajti së bashku me Chris Brown në Nashville, të shtunën. Këngëtari tentoi të bënte një kërcim provokues gjatë interpretimit të këngës “Can U Handle It?”, një moment tashmë i zakonshëm në koncertet e tij. Por sapo kuptoi se ajo ndihej dukshëm në siklet, ai e ndërpreu menjëherë performancën me të dhe kërkoi që ajo të shoqërohej jashtë skenës. Fansa, e identifikuar më vonë si Gabrielle Cheyenne, ka rrëfyer versionin e saj për TMZ. Ajo tha se, megjithëse e dinte se mund të zgjidhej për t’u ngjitur në skenë, nuk e dinte se me cilin nga dy artistët do të përballej dhe se kishte shpresuar të ishte Chris Brown. “Unë shkova në koncert vetëm për Chris Brown,” tha ajo. “Nuk kam asgjë kundër Usher.” “Megjithatë, reagimi im do të kishte qenë krejt ndryshe po të ishte Chris Brown. Nuk do të isha ngrirë apo të ndihesha në atë mënyrë.” 📸 @entertainmenttonight