
Cash Warren dhe Jessica Alba janë martuar në vitin 2008 dhe janë një prej çifteve jetëgjatë të Hollywood-it, megjithatë, si çdo marrëdhënie, edhe kjo ka pasur ulje-ngritjet e veta.
Cash tha se ai dhe Jessica janë ndarë një herë për një arsye shumë të zakontë: xhelozia! Tingëllon shumë familjare, apo jo?
“Kur nisëm të dilnim në fillim, unë isha shumë xheloz për vëmendjen që ajo merrte nga djemtë e tjerë. Kjo s’më bënte të ndihesha mirë”, tha Cash në podkastin “Whine Down with Jana Kramer”.
View this post on Instagram
Më tej shtoi: “Unë kam pasur gjithmonë vetëbesim në jetën time, ecja në rrugën time dhe isha i lumtur, por më pas ndihesha shumë xheloz, gjithë kohës”, duke theksuar se kjo është arsyeja pse i dhanë fund marrëdhënies asokohe.
“Po kthehesha në tr*p, ndaj u ndamë”, u shpreh ai.
Më pas, Cash i premtoi Jessica-s se do të gjente mënyra më produktive për të përballuar xhelozinë dhe sot, është fansi më i madh i aktores.
“Nuk jam i interesuar për vëmendjen. S’jam yll, i famshëm, apo aktor. Kurrë s’jam përpjekur të jem aktor. E përgëzoj Jessica-n dhe me kalimin e viteve, ndihem më rehat me këtë”, përmbylli Cash rrëfimin.
View this post on Instagram
Alba dhe Warren kanë 3 fëmijë së bashku: Hayes, 5 vjeç, Haven, 11 vjeç dhe Honor, 14 vjeç. Ata u takuan në vitin 2004, në filmin "The Fantastic Four", ku Jessica luante rolin e Sue Storm dhe Cash ishte asistenti i regjisorit.
Artikuj të sugjeruar: