Mama

Ç’bëjnë prindërit holandezë që fëmijët e tyre janë më të lumturit në botë

Ç’bëjnë prindërit holandezë që
Foto: Little Clogs Holiday

Fëmijët holandezë janë vazhdimisht në krye të listave për mirëqenie dhe lumturi dhe raporti i fundit i UNICEF-it për vitin 2025 nuk përbën përjashtim. Në këtë raport, që analizon mirëqenien e fëmijëve në shtete të ndryshme, Holanda shquhet për standardet e larta të zhvillimit fizik, mendor dhe emocional të fëmijëve. Por pse pikërisht Holanda? Çfarë e bën kaq ndryshe përvojën e fëmijërisë në këtë vend?

Më shumë liri, më shumë lumturi

Sipas prindërve holandezë, çelësi është i thjeshtë: fëmijëve u jepet liri që në moshë të vogël. Qoftë përmes biçikletës, një mjeti ikonik për njerëzit në këtë vend, apo thjesht duke i lejuar të shkojnë vetëm në shkollë apo te një mik, fëmijët holandezë mësojnë që herët të orientohen dhe të kujdesen për veten.

Në qytete si Haarlem dhe Amsterdam, është krejt e zakonshme të shohësh fëmijë të vegjël që shëtisin vetëm, hyjnë në dyqane apo ndalojnë për një akullore, pa praninë e prindërve. Kjo liri nuk është rastësi, por pjesë e filozofisë së prindërimit në Holandë, e cila synon të rrisë fëmijë të pavarur dhe të aftë për të marrë vendime vetë.

Pavarësia që ndikon te shëndeti mendor

Studime të ndryshme kanë treguar se mungesa e lirisë fizike në fëmijëri mund të ndikojë negativisht te shëndeti mendor. Sipas një studimi të vitit 2023, rënia e mundësive për të luajtur dhe lëvizur në mënyrë të pavarur është një ndër faktorët kryesorë që shpjegojnë rritjen e çrregullimeve mendore tek adoleshentët. Lëvizja e lirë, loja jashtë dhe ndërveprimet spontane pa ndërhyrjen e të rriturve ndërtojnë vetëbesimin, kreativitetin dhe një ndjesi të fortë kontrolli të brendshëm – të gjitha elemente të lidhura me mirëqenien psikologjike.

Kultura e besimit dhe normalizimi i pavarësisë

Holandezët i besojnë fëmijëve të tyre dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse ata janë të lumtur. Në vend që të ndërtojnë një fëmijëri të mbështetur tek frika dhe mbikëqyrja konstante, prindërit në Holandë normalizojnë idenë që fëmijët mund të jenë të sigurt edhe pa prindërit pranë. Kjo nuk është mungesë përkujdesjeje, përkundrazi, është një formë besimi që u mëson fëmijëve se janë të aftë të përballen me botën. Pikërisht ky besim i bën fëmijët holandezë më të lumturit në botë.

A mund të mësojmë diçka nga kjo përvojë?

Ky model nuk është i lehtë për t’u aplikuar në çdo kontekst - faktorë si siguria publike, infrastruktura dhe kultura luajnë rol të rëndësishëm. Por ndoshta është koha të rishohim mënyrën se si e kuptojmë “kujdesin prindëror”. Në vend që t’i mbrojmë fëmijët nga çdo gjë, ndoshta mund t’i ndihmojmë të mësojnë si të përballen me botën – hap pas hapi, rrugë pas rruge, eksperiencë pas eksperience.

REELS

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.