Mama

Prindërit e djemve me siguri nuk do ta pëlqejnë këtë studim

Prindërit e djemve me siguri nuk do ta pëlqejnë këtë
Foto: missssssch/ Pinterest

Nëse mendon se të rrisësh një fëmijë është stres më vete, ke të drejtë. Por, nëse ndonjëherë të ka shkuar ndër mend që ndoshta disa fëmijë mund ta bëjnë prindërimin edhe më të lodhshëm, bingo! Shkenca t'i mbështet ankesat.

Një studim i fundit ka zbuluar se prindërit që kanë të paktën një djalë, përjetojnë plakje më të shpejtë të trurit krahasuar me ata që kanë vetëm vajza. Po, seriozisht. Dhe jo, nuk është ndonjë meme nga ndonjë faqe ironike për prindërimin, por një publikim serioz nga Journal of Psychiatric Research.

S’është mit, djali të lodh më shumë se vajza

Studimi, një bashkëpunim midis Universitetit të Kolumbias dhe Universitetit Charles të Pragës, gjeti një korrelacion të fortë mes të pasurit djem dhe rënies së funksioneve njohëse të trurit te prindërit. Një nga të vetmet “avantazhe” që u përmend për të pasurit djalë? Shkalla më e ulët e divorcit. (Nëse kjo të ngushëllon.)

Nga ana tjetër, prindërit e djemve kishin rrezik më të lartë për vdekshmëri dhe mendja e tyre plakej më shpejt. Shkencëtarët dyshojnë se kjo lidhet me faktin që vajzat kanë më shumë gjasa të kujdesen emocionaisht dhe fizikisht për prindërit ndërsa këta të fundit plaken. Dhe kjo, për rrjedhojë, ndihmon në mbrojtjen nga sëmundjet si demenca.

Si u bë studimi?

Studiuesit përdorën të dhënat nga Health and Retirement Study i Universitetit të Miçiganit, që përfshinte mbi 30,000 prindër mbi 50 vjeç. Nga këta, 13,000 kishin të paktën një djalë. Pjesëmarrësit iu nënshtruan testeve të kujtesës dhe funksioneve njohëse, si për shembull, të kujtonin një listë me fjalë ose të numëronin mbrapsht me nga 7 numra.

Rezultati? Ata me djem kishin rënie më të shpejtë të funksioneve të trurit, sidomos nëse kishin më shumë se një djalë. Shkalla e plakjes ishte “modeste”, por e matshme dhe reale.

Pse ndodh kjo?

Askush s’e di me siguri, por mendohet sepse vajzat janë më të afeksionuara dhe ofrojnë më shumë mbështetje emocionale, ndërsa djemtë jo aq. Ka dhe studime te kafshët që tregojnë se lindja dhe rritja e djemve ndikon më keq te trupi i nënës.

Luis Prada, që raportoi për studimin në Vice, e përmblodhi kështu:

“Të kesh një djalë është si të nënshkruash një dënim për trurin tënd dhe sa më shumë djem, aq më keq.”

A është kjo pak e tepruar? Ndoshta. Por nëse të ka zënë ndonjëherë një krizë nervore nga energjia e pashtershme e djalit tënd, ndoshta jo edhe aq.

Burimi: Your Tango

REELS

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

E eliminuar nga gara, Shkurta Haxhiu, shprehu hapur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit të BBVK, duke theksuar se nuk kishte pasur mundësi të mjaftueshme për të treguar historinë e saj personale. Ajo gjithashtu kritikoi opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i akuzuar për qasje të njëanshme dhe mungesë empatie. Shkurta ironizoi duke thënë se shpreson që “Big Brother VIP Albania” ta vlerësojë. Pas kësaj, moderatorja Jonida Vokshi i tha se duhet të ishte më mirënjohëse në jetë dhe e ftoi të largohej nga studio. Disa ndjekës bien dakord me Jonidën, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin që, sipas tyre, ajo e përzuri Shkurtën nga studio në mënyrë të pasjellshme.

Parents of boys probably won't like this study

Prindërit e djemve me siguri nuk do ta pëlqejnë këtë
Photo: missssssch/ Pinterest

If you think raising a child is stressful enough on its own, you're right. But if it's ever occurred to you that maybe multiple children can make parenting even more tiring, bingo! Science backs up your complaints.

A recent study has found that parents who have at least one son experience faster brain aging compared to those who only have daughters. Yes, seriously. And no, this isn't some meme from some ironic parenting site, but a serious publication from the Journal of Psychiatric Research.

It's not a myth, boys tire you out more than girls.

The study, a collaboration between Columbia University and Charles University in Prague, found a strong correlation between having sons and a decline in cognitive brain function in parents. One of the only “advantages” mentioned about having a son? Lower divorce rates. (If that’s any consolation.)

On the other hand, the parents of boys had a higher risk of mortality and their minds aged faster. Scientists suspect that this is related to the fact that girls are more likely to take care of their parents emotionally and physically as they age. And this, in turn, helps protect against diseases such as dementia.

How was the study done?

The researchers used data from the University of Michigan Health and Retirement Study, which included more than 30,000 parents over the age of 50. Of these, 13,000 had at least one son. The participants underwent tests of memory and cognitive function, such as recalling a list of words or counting backwards by 7.

The result? Those with sons had a faster decline in brain function, especially if they had more than one son. The rate of aging was "modest," but measurable and real.

Why does this happen?

No one knows for sure, but it's thought that girls are more affectionate and provide more emotional support, while boys are not. There are also animal studies that show that the birth and raising of boys takes a worse toll on the mother's body.

Luis Prada, who reported on the study in Vice, summarized it this way:

"Having a son is like signing a sentence for your brain, and the more sons you have, the worse it gets."

Is that a bit excessive? Maybe. But if you've ever had a nervous breakdown from your son's inexhaustible energy, maybe not so much.

Source: Your Tango