Metropolitan

Ben Affleck ka një mendim për këngët e fundit të J.Lo dhe s’është aq i mirë

Ben Affleck ka një mendim për këngët e fundit të J.Lo
FOTO: STHANLEE B. MIRADOR / IPA-AGENCY.NET Il

Jennifer Lopez ka një repertor të ri këngësh që po i performon gjatë turneut të saj dhe të paktën disa prej tyre duket se flasin për Ben Affleck, veçanërisht “Wreckage of You”, i cili duket se është një ‘diss’ në të cilën J.Lo shprehet se ‘po shkëlqen më shumë’ që pas divorcit.

Por, si ndihet Ben për faktin që është bërë frymëzim për muzikën e J.Lo-s? Sipas The Daily Mail, ai mendon se ajo po sillet “si fëmijë.”

“Nëse kjo këngë apo të tjera e sulmojnë, çfarë mund të bëjë ai? Është fëmjëinore dhe jo diçka që ai dëshiron ta marrë seriozisht,” thotë një burim për The Daily Mail.

“Është diçka që s’mund ta kontrollojë, ndaj nuk do lejojë ta lëndojë dhe sigurisht që nuk do i japë vëmendje duke reaguar”, shtoi personi anonim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

Megjithatë, Ben nuk është i habitur që J.Lo ka shkruar këngë të frymëzuara nga divorci i tyre.

“E njeh prej shumë kohësh dhe është bërë subjekt në shumë prej këngëve të saj më parë, ndaj është mëse i vetëdijshëm që kjo do ndodhte,” thotë burimi. “E kupton që kjo është diçka që ajo duhet ta bëjë për veten dhe për artin e saj.”

Nga ana tjetër, Jennifer po vijon e pashqetësuar koncertet e saj. 

Dyshja i dha fund martesës, pas shumë spekulimeve dhe zhurme online. Martesa e tyre zgjati më pak se 2 vjet dhe ajo kërkoi divorcin në 20 gusht, pikërisht në përvjetorin e dytë të martesës.

Një burim për Page Six tha asokohe se: “Të gjithë janë gati për të ecur përpara, pavarësisht vendimit për divorc. Një kapitull i ri është hapur në jetën e Ben dhe J.Lo, por edhe në atë të fëmijëve të tyre dhe të gjithë janë gati për ta nisur këtë faqe".

 

REELS

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭