Showbiz

Cila duhet të jetë moderatorja e BBVA Fan Club, sipas njerëzve

Cila duhet të jetë moderatorja e BBVA Fan Club, sipas njerëzve
Foto: Heidi Baci, Egli Tako, Kiara Tito, Rozana Radi/ Instagram

E ftuar në "Goca dhe Gra", Françeska Murati zbuloi se do të jetë opinioniste e "Big Brother Fan Club" për këtë edicion dhe bëri një koment për moderatoren që i shtyu gjithë njerëzit të mendojnë një emër:

"Gjëja e parë që pyeta ishte 'kush do jetë krah meje?' dhe kur më janë thënë emrat, sidomos i moderatores, thashë 'jemi lart'. Rikthimi im është kërkuar shumë edhe për veshjet që janë përfolur, por edhe vajza që është moderatore është përfolur shumë për veshjet, ndaj do kemi konkurrencë," tha Françeska dhe komentuesit bien pothuajse unanimisht në mendjen që bëhet fjalë për Kiara Titon.

Megjithatë, siç vuri në pah dhe dikush në komente, Kiara është mjaft e zënë me të tjera angazhime si moderimi i Portokallisë dhe xhirimi i filmit me Luizin, ndaj pavarësisht bindjes së njerëzve, Kiara Tito mund të mos jetë moderatore e "Fan Club". Ndër emrat e tjerë që u përmendën, duke marrë shkas prej komentit të veshjeve nga Françeska, ishte dhe Danja Koka, ish-banorja e "BBVA 4".

Nga ana tjetër, në vetë postimin e Instagramit të Top Channel, ku njerëzit pyeten se cila mendojnë se do të jetë moderatorja, shoqëruar si gjithmonë me një foto të siluetës së saj, ka mbizotëruar emri i Egli Takos.

Më pak të përmendur ishin emrat e Rozana Radit, Heidi Bacit, Kiara Titos dhe Sara Gjordenit. Vlen për t'u përmendur që edhe pse emri i Roza Latit ishte më i rrallë, në sy ranë pëlqimet e shumta për to, mbi 300 pëlqime.

Poll

Megjithatë, nëse silueta e moderatores është e vërteta, ajo i përngjan më së shumti Egli Takos dhe Kiara Titos.

Përsa i përket opinionistëve, Françeska Murati u zbulua dhe personi tjetër, duke gjykuar nga silueta, nuk ngjan aspak me Jozefin Markun, ndryshe nga ç'u përfol në "Goca dhe Gra".

REELS

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

What should be the BBVA Fan Club moderator, according to people?

Cila duhet të jetë moderatorja e BBVA Fan Club, sipas njerëzve
Photo: Heidi Baci, Egli Tako, Kiara Tito, Rozana Radi/ Instagram

Invited to "Goca dhe Gra", Françeska Murati revealed that she will be a "Big Brother Fan Club" commentator for this edition and made a comment about the moderator that prompted everyone to think of a name:

"The first thing I asked was 'who will be next to me?' and when I was told the names, especially the moderator's, I said 'we're up'. My return has been highly sought after for the outfits that have been rumored, but the girl who is the moderator has also been rumored for her outfits, so we will have competition," said Franceska and commentators almost unanimously agree that it is about Kiara Tito.