Showbiz

Dalina Buzi reagon pas polemikave për episodin e fundit të "The Dalina Show"

Dalina Buzi reagon pas polemikave për episodin e fundit të "The
Foto: Dalina Buzi, Zana Paradise Gjergji/ Andale Media

Reagimet ndaj episodit me Zana Paradise Gjergjin në "The Dalina Show", ku ajo zbuloi aftësi të jashtëzakonshme paranormale, kanë qenë të ndara: nga skeptikët e deri te kritikët më të ashpër që nuk e besojnë rrëfimin e saj. Komentet kanë përfshirë shpërfillje, ofendime dhe përjashtime, ndaj dhe Dalina publikoi një reagim në rrjetet e saj sociale.

Në një video të gjatë në Instagram, Dalina tha:

“Mirëmëngjes, ju falenderoj shumë për komentet e djeshme. E dija që do shkaktonte shumë zhurmë, pa dyshim. Ka shumë njerëz që kanë aftësi të veçanta, ka edhe në Shqipëri, por nuk preferojnë të dalin pikërisht sepse hezitojnë, kanë frikë nga një turpërim publik që shpeshherë mendojnë se mund t'u bëhet. Ka njerëz skeptikë, por Zana, që është shumë aktive, iu përgjigj edhe atyre në komente, nuk e ka problem këtë sepse ajo realisht ka investuar te kjo.”

Dalina theksoi se në vende të tjera, njerëzit me aftësi paranormale i kanë kthyer dhuntitë e tyre në shërbim të profesioneve dhe kjo gjë nuk është aspak e çuditshme:

“Unë e di shumë mirë që në Amerikë këto janë profesione. Njerëzit me aftësi të veçanta paranormale trajtohen seriozisht nga policia, qeveritë, kështu që s’ka absolutisht asgjë. Sigurisht njerëzit habiten, po më shumë se habiten, kanë interes.”

Për të shpjeguar pse reagimet janë kaq të forta, Dalina u shpreh:

“Njerëzit, për mendimin tim, janë po aq skeptikë derisa t’u thuhet diçka që vetëm ata e dinë. Në momentin që marrin një informacion që vetëm ata e dinë dhe s’ia kanë thënë askujt tjetër, atëherë ata humbin kontrollin, dorëzohen dhe ‘çarmatosen’.

Secili ka librat e vet, njëri thotë Zoti, po as ai nuk e ka parë Zotin; njëri thotë shpirti, njëri Satani. Në budallallëkun e tyre, njerëzit marrin përsipër të kenë autoritetin të flasin me bindje sikur ata dinë diçka. Por ne nuk dimë asgjë. Nëse dikush ndihet mirë nga një komunikim me botën e përtejme, ekziston apo jo, dhe mbaron dhe ndihet shumë mirë, pse jo mos të jetë?”

Dalina zbuloi gjithashtu diçka personale: Zana i dha asaj një mesazh të cilin vetëm familja e dinte, gjë që tregoi kontaktin e vërtetë me babanë e saj. 

Shoku prej këtij episodi është normal dhe i pritshëm, ndaj kjo e seancë e parë ishte vetëm një prezantim me temën e paranormales. Dalina njoftoi se do të realizohet një seancë e dytë me Zana Paradise Gjergjin, për të diskutuar më thellë, gjithë pyetjet që na lindin në kokë rreth kësaj çështjeje.

Nëse s'e keni ndjekur intervistën, mund të klikoni në videon e mëposhtme: 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Dalina reacts after controversy over the episode with Zana Paradise and her paranormal abilities

Dalina Buzi reagon pas polemikave për episodin e fundit të "The
Photo: Dalina Buzi, Zana Paradise Gjergji/ Andale Media

Reactions to the episode with Zana Paradise Gjergji on "The Dalina Show" , where she revealed extraordinary paranormal abilities, have been divided: from skeptics to the harshest critics who do not believe her story. Comments have included disdain, insults and exclusions, so Dalina published a reaction on her social networks.

In a long video on Instagram, Dalina said:

"Good morning, thank you very much for yesterday's comments. I knew it would cause a lot of noise, no doubt. There are many people who have special abilities, there are also in Albania, but they prefer not to come out precisely because they hesitate, they are afraid of the public shame that they often think could happen to them. There are skeptical people, but Zana, who is very active, also responded to them in the comments, she doesn't have a problem with this because she has really invested in this."

Dalina emphasized that in other countries, people with paranormal abilities have turned their gifts into the service of professions, and this is not at all surprising:

"I know very well that in America these are professions. People with special paranormal abilities are treated seriously by the police, governments, so there is absolutely nothing. Of course people are surprised, but more than surprised, they are interested."

To explain why the reactions are so strong, Dalina said:

"People, in my opinion, are just as skeptical until they are told something that only they know. The moment they receive information that only they know and have not told anyone else, then they lose control, surrender and 'disarm.'

Everyone has their own books, one says God, but he has not seen God either; one says the spirit, another Satan. In their foolishness, people assume the authority to speak with conviction as if they know something. But we know nothing. If someone feels good from a communication with the afterlife, whether it exists or not, and it ends and feels very good, why not be?”

Dalina also discovered something personal: Zana gave her a message that only the family knew, which showed the true contact with her father. 

The shock from this episode is normal and expected, so this first session was just an introduction to the topic of the paranormal. Dalina announced that a second session will be held with Zana Paradise Gjergji, to discuss in more depth all the questions that arise in our heads about this issue.

If you haven't watched the interview, you can click on the video below: