Metropolitan

Dashuria është në ajër! Rihanna dhe A$AP Rocky fotografohen (pa fëmijët) duke u puthur në Paris

Dashuria është në ajër! Rihanna dhe A$AP Rocky fotografohen
Backgrid

Rihanna dhe A$AP Rocky dhuruan spektakël për fotografët dhe kalimtarët e rastit të enjten, duke u puthur në rrugët e Parisit.

Në fotot që qarkulluan, çifti i famshëm u pa i mbështjellë me pallto të ngrohta prej gëzofi dhe në një përqafim plot dashuri, pas një darke romantike në restorantin luksoz Cesar.

Dashuria është në ajër! Rihanna dhe A$AP Rocky fotografohen

Nën dritën e zbehtë të llampave të rrugës dhe shkrepjet e kamerave, Rihanna dhe Rocky ndanë një moment të ëmbël nën qiellin parizien.

Kjo darkë romantike vjen pak kohë pasi ata u bënë prindër për herë të tretë, me vajzën Rocki, më 13 shtator. Vogëlushja iu bashkua vëllezërve të saj më të mëdhenj, RZA, 3 vjeç, dhe Riot, 2 vjeç.

Dashuria është në ajër! Rihanna dhe A$AP Rocky fotografohen

Me sa duket, mami dhe babi kanë pasur nevojë për pak kohë vetëm.