
Gruaja e aktorit të ndjerë James Van Der Beek, Kimberly Van Der Beek, dhe gjashtë fëmijët e tyre po përballen me një “të ardhme të pasigurt” pas vdekjes së tij. Sipas një "GoFundMe" të hapur nga miqtë e Kimberly-t, familja ka mbetur thuajse pa të ardhura, gjë që po ia vështirëson qëndrimin në shtëpi.
“Pas kësaj humbjeje, Kimberly dhe fëmijët po përballen me një të ardhme të pasigurt. Shpenzimet e trajtimit të James, gjatë betejës kundër kancerit, e kanë lënë familjen pa para,” thuhej në përshkrim.
“Ata po punojnë shumë për të qëndruar në shtëpinë e tyre dhe të sigurojnë që fëmijët të vazhdojnë arsimimin, dhe të ruajnë një farë qëndrueshmërie gjatë këtij momenti të vështirë. Mbështetja e miqve, familjes dhe komunitetit do të bëjë një ndryshim të madh, ndërsa ata përpiqen të gjejnë forcën për të vazhduar përpara.”
Sipas postimit, përmes ndihmave do të mbuloheshin shpenzimet kryesore të jetesës, faturat, si edhe arsimi i fëmijëve.

Edhe pse pritshmëritë nuk ishin të larta, më pak se 24 orë pas krijimit të faqes, ndihmat kishin kaluar shifrën e 1 milion dollarëve, teksa sipas raportimeve, shumë njerëz kanë vazhduar të dhurojnë për familjen e aktorit.
James Van Der Beek kishte gjashtë fëmijë me bashkëshorten Kimberly. Më 11 shkurt ai ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me kancerin në zorrën e trashë. Lajmin e publikoi familja e aktorit në faqen zyrtare të tij në Instagram.
View this post on Instagram
James Van Der Beek u diagnostikua me kancer në gusht të vitit 2023 dhe e bëri publike sëmundjen e tij një vit më vonë, në nëntor. Ai u shpreh se po e përballonte sëmundjen në mënyrë private dhe se kishte marrë trajtimin e duhur, me mbështetjen e familjes.


