Showbiz

Çfarë?! Turjan Hysko s'e paska bërë fare me dëshirë Klanifornian, për këto arsye

Çfarë?! Turjan Hysko s'e paska bërë fare me
Foto: Turjan Hysko, Dalina Buzi/ Andale Media

Pas një shkëputjeje nga ekrani, Turjan Hysko është rikthyer me një intervistë ekskluzive për "The Dalina Show", në Andale Media, në një bisedë me Dalina Buzin. Për herë të parë, Turjani foli për eksperiencën 5-vjeçare në televizionin Klan dhe emisionin e humorit "Klanifornia", duke zbuluar se, për habinë tonë, ai ka qenë një projekt të cilin Turjani nuk e ka shijuar!

“Klanifornian unë e kam bërë pa dëshirë. Është hera e parë që po e them, është hera e parë që unë kam bërë kompromis. Pavarësisht se kishim shikueshmëri shumë të fortë sepse Klani është logo shumë e madhe, dhe vitin e pandemisë, derisa erdhi Big Brother-i,” nisi ai të tregonte.

Mungesa e dëshirës, Turjani shpjegoi më tej se lidhej me formatin e Klanifornias, e cila nuk e "lejonte" të ishte në maksimumin e tij si krijues, element ky shumë i rëndësishëm për të, siç evidentohet përgjatë gjithë intervistës:

“Për mua si krijues, nuk ishte krijim. Ishte një përzierje për të prodhuar diçka që kishte muzikë, që kishte humor, që kishte balet, për të prodhuar diçka të freskët.”

Dhe sado që e zotëron "rolin" e liderit, Turjan Hysko tha me bindje se menaxhimi i një trupe aq të madhe aktorësh është një pozicion të cilit nuk dëshiron t'i rikthehet më kurrë, për motivin të cilin e shpjegoi si më poshtë:

“Nuk ka gjë më të lodhshme dhe unë nuk i kthehem më kurrë. Unë nëse do të prodhoj një gjë, nuk i kalon 7 vetat. Ata nuk i ndan dot. Aktorin duhet ta lësh vetëm në të gjithë ngjyrat e tij. Ndërkohë, ata kanë, kredi, ata stres parkimi, ata kanë shkollat e fëmijëve, kanë çdo hall të një njeriu normal. Dhe unë i kuptoj të gjitha këto.”

Intervista e plotë me Turjan Hyskon:

REELS

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

😍

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

What?! Turjan Hysko didn't do Klanifornia willingly, for these reasons

Çfarë?! Turjan Hysko s'e paska bërë fare me
Photo: Turjan Hysko, Dalina Buzi/ Andale Media

After a break from the screen, Turjan Hysko is back with an exclusive interview for "The Dalina Show", on Andale Media , in a conversation with Dalina Buzin. For the first time, Turjan spoke about his 5-year experience on Klan television and the comedy show "Klanifornia", revealing that, to our surprise, it was a project that Turjani did not enjoy!

"I did Clanifornia reluctantly. It's the first time I'm saying it, it's the first time I've made a compromise. Despite the fact that we had very strong viewership because Clani is a very big logo, and in the year of the pandemic, until Big Brother came," he began to tell.

Turjani further explained that the lack of desire was related to the format of Klanifornia, which did not "allow" him to be at his best as a creator, a very important element for him, as evidenced throughout the interview:

"For me as a creator, it wasn't creation. It was a mix to produce something that had music, that had humor, that had ballet, to produce something fresh."

And although he masters the "role" of leader, Turjan Hysko said with conviction that managing such a large troupe of actors is a position he never wants to return to, for the reason he explained as follows:

"There is nothing more tiring and I will never go back to it. If I am going to produce something, it does not exceed 7 people. You cannot separate them. You have to leave the actor alone in all his colors. Meanwhile, they have loans, they have parking stress, they have children's schools, they have every problem of a normal person. And I understand all of this."

Full interview with Turjan Hysko: