Relationships

Festat & familjarët që fusin hundët kudo: Si t'i përballosh pa bërë debate?

Festat & familjarët që fusin hundët kudo: Si t'i

Edhe pse festat supozohet të jenë qejf dhe të bashkojnë familjen, sërish ekzistojnë pjesëtarë të familjes apo fisit që nuk i njohin kufijtë dhe nuk ndalen së të bëri pyetje rreth jetës romantike, punës, madje edhe pagës.

Për të përballuar sa më mirë këtë atmosferë, të vjen në ndihmë terapistja Tina Alvarado, e cila e të këshillon të bësh këto veprime, në vend që të grindesh me familjarin në fjalë.

Kupto ndjesitë e tua

Nëse ndihesh i/e acaruar, apo stresuar, është mëse normale.

Nëse e kupton që nuk e përballon dot presionin në të cilin po të vendos familjari, bëj një pushim të shkurtër, për një telefonatë, ose pi diçka që të ndihmon të rikthehesh në formën më të mirë.

Por, më e rëndësishmja, mos i injoro emocionet e tua, pasi do të përkthehen në një shpërthim që do t’i surprizojë të gjithë, madje edhe vetë ty.

Vendos kufijtë

Nëse ke një teze apo hallë që të pyet vazhdimisht se kur do të martohesh, apo një gjyshe që bën komente të pasjellshme se sa shumë ushqim po konsumon, mos hezito të vendosësh barriera.

Mund ta nisësh me një fjali të sjellshme, që nënkupton se e mirëkupton kuriozitetin e tij/saj, por thjesht nuk e ke për detyrë të përgjigjesh.

Një shembull: “E kuptoj që je kurioz/e, por nuk dua ta diskutoj tani këtë tematikë”.

Shko vetëm në festa/familje/kushërinj ku ndihesh mirë

Një faktor i zakonshëm i stresit të festave është se ti mundohesh t’u bësh qejfin të gjithëve dhe të shkosh kudo.

Duhet ta dish ku të ndalosh dhe të shkosh vetëm te njerëzit që i viziton me qejf dhe mbi të gjitha, as nuk duan ta dinë sa lekë merr te puna e re.

Kupto kur duhet të çohesh

Mos u mundo të rrish një javë apo muaj të tërë në shtëpi, apo të shkosh për vizitë tek të gjithë.

Gjithashtu, kur situata bëhet e sikletshme, apo kur qartazi, është momenti për t’u çuar nga tryeza, mos u përpiq ta shtysh veprimin.

Merr kohën e duhur për t’u qetësuar

Ndonjëherë, stresi të kap në befasi dhe ajo që mund të bësh ti, është të ruash qetësinë dhe veçanërisht, të marrësh kohën e duhur për t’u qetësuar.

Fli, shih një film komedi, dëgjo muzikë që të lumturon, ha diçka të mirë dhe mos e injoro nevojën e trurit për një pauzë.

Ndrysho tematikën

E keqja e familjarëve? Nuk dinë kur duhet të ndalojnë me pyetjet.

E mira e familjarëve? Shpërqendrohen fare lehtë. Pra, zgjidh një temë që ka vëmendjen e familjarëve dhe jepi!

Vëzhgo situatën

Nëse gjithçka dështon dhe familjari thjesht s’e kupton kur duhet të ndalojë dhe këmbëngulë, thjesht mos fol dhe vëzhgo situatën. Sa më pak të përfshihesh në bisedë, aq më rehat do të të lënë.

Sillu mirë

Përqendrohu te mirësjellja dhe merr parasysh moshën, mendësinë dhe marrëdhënien, por sërish, vendos kufijtë e duhur!

 

REELS

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.