Relationships

Përçarja në familjen Beckham nuk është as e rrallë, as e pazakontë, thonë terapistët

Përçarja në familjen Beckham nuk është as e
Foto: Getty Images

Konfliktet familjare janë më të shpeshta nga sa mendohet dhe zakonisht lidhen me abuzimin, partnerë të rinj dhe përplasje vlerash. Terapistët thonë se zakonisht hasin tre arsye kryesore pse prindërit dhe fëmijët largohen nga njëri-tjetri: abuzimi, partnerët e rinj dhe mosmarrëveshjet mbi moralin, vlerat dhe bindjet personale.

Të paktën dy nga këto elemente duken qartë në konfliktin e familjes Beckham, i cili këtë javë kulmoi me një postim të ashpër në Instagram nga Brooklyn Beckham, ku ai njoftoi se është distancuar nga familja.

Brooklyn tha se “nuk dëshiron të pajtohet” me prindërit e tij, duke përmendur përpjekjet e tyre “të pandërprera për të shkatërruar marrëdhënien time” dhe dëshirën e tij për t’u çliruar nga ajo që e quan “postime performative në rrjete sociale, evente familjare dhe marrëdhënie joautentike”.

Sipas Bewa Bland, këshilltare dhe eksperte e konflikteve familjare, edhe pse familja Beckham është e famshme dhe ka privilegje në krahasim me familje të tjera, konflikte të tilla janë të zakonshme dhe të ngjashme me ato të familjeve të thjeshta.

Reagimi i pandjeshëm i një prindi ndaj partnerit të ri të fëmijës është një nga shkaqet e zakonshme të prishjes së marrëdhënieve, thotë Bland. Në rastin e Brooklyn-it, kjo përforcohet edhe nga ndjesia se ai “nuk ndan të njëjtat vlera” me prindërit dhe se nuk e ka kërkuar famën, por ajo i është dhënë pa dëshirën e tij.

Sipas saj, mënyra më e mirë për të shëruar një përçarje është komunikimi dhe empatia, jo përdorimi i etiketave si “narcisist” apo “abuzues”.

Përçarja në familjen Beckham nuk është as e

“Shumë prindër kanë qëllime të mira, por nuk e kuptojnë se qëllimi i tyre nuk është përjetuar nga fëmija si dashuri, mbështetje apo përfshirje. Fëmija mund të ndihet i kontrolluar ose vazhdimisht i kritikuar,” shpjegon ajo. Megjithatë, nëse njëra palë vazhdon të mohojë perspektivën e tjetrës, largimi mund të jetë zgjedhja më e shëndetshme, shton Bland.

Lucy Blake, studiuese e psikologjisë dhe autore e një libri mbi konfliktet familjare, thotë se nuk ekziston një marrëdhënie “normale” mes prindërve dhe fëmijëve të rritur. Çdo rast është i ndryshëm dhe mund të përfshijë mungesë totale kontakti, kontakt të kufizuar ose ndërthurje mes këtyre gjendjeve me kalimin e kohës.

Psikoterapistja Lowri Dowthwaite-Walsh thotë se ka vënë re një rritje të pacientëve që janë më të vetëdijshëm për koncepte terapeutike si abuzimi emocional, narcizmi dhe vendosja e kufijve. “Të ndihmon kur je në gjendje ta emërtosh atë që po ndodh,” thotë ajo, por paralajmëron se këto etiketa mund të jenë të dëmshme nëse përdoren pa kriter.

Sipas saj, ndarja nga familja është shpesh zgjidhja e fundit dhe duhet rekomanduar vetëm në raste ekstreme, si abuzimi i vazhdueshëm, varësia nga substancat apo kontrolli. Në shumë raste, vendosja e kufijve - për shembull, takimet në vende publike, kufizimi i kohës së kaluar bashkë apo shmangia e temave konfliktuale - mund të jetë më ndihmuese sesa shkëputja totale.

Rasti i Beckham-ëve pasqyron atë që ndodh shpesh me të rinjtë në fund të të 20-ave, gjatë fazës së “pjekurisë së hershme”, ku fëmijët fillojnë të kundërshtojnë autoritetin prindëror. “Shpesh është dikush që prish ciklin, si Brooklyn apo Princi Harry, që sfidon frontin e bashkuar dhe ruajtjen e fasadës,” thotë ajo.

Debbie Keenan, psikoterapiste, thotë se kur punon me klientë që po mendojnë shkëputjen nga familja, i nxit të reflektojnë mbi pasojat: mungesën e mbështetjes, stigmatizimin dhe reagimet nga anëtarët e tjerë të familjes.

“Mendoj se Brooklyn tregoi shumë guxim duke folur hapur,” thotë ajo. “Ai po e vendos partneren e tij në radhë të parë. Ka tre versione të kësaj historie, por është e qartë se ka konflikt dhe shumë pakënaqësi.”

Sipas saj, të dyja palët ka të ngjarë të kalojnë një proces dhe Beckham-ët duhet të reflektojnë seriozisht mbi shkaqet e përçarjes, përndryshe rrezikojnë që pasojat të transmetohen brez pas brezi.

Burimi: Guardian

REELS

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Përçarja në familjen Beckham nuk është as e rrallë, as e pazakontë, thonë terapistët

Përçarja në familjen Beckham nuk është as e
Foto: Dave Benett/Getty Images