Promo

Forbes elozhe Shqipërisë si Mesdheu Sekret

Forbes elozhe Shqipërisë si Mesdheu Sekret
Green Coast

Ndër dekada, Mesdheu ka përsëritur të njejtët destinacione pushimesh ideale: Capri, Saint-Tropez, Mykonos, Ibiza, vende ku jahtet janë më të mëdhenj se flota lokale e peshkimit dhe vlera e faturës së një dreke buzë detit mund të jetë e barabartë me financimin fillestar për ndërtimin e një vreshti diku në Ballkan.

Por u bë ca kohë që në darkat mes atyre që njohin mirë botën e udhëtimeve po pëshpëritet emri i një destinacioni të ri. Ndonëse ata në fshehtësi urojnë që ti të mos ndjekësh këshillën e tyre duke e vizituar këtë destinacion, emri që ata lakojnë është i njejti: Shqipëria.

Po, Shqipëria.

E vendosur mes Greqisë dhe Malit të Zi, me vijë bregdetare që shtrihet përgjatë Detit Jon, Shqipëria për vite me radhë ka qenë anëtari i lënë mënjanë i Mesdheut. E lënë në hije nga Kroacia, e keqkuptuar nga Europa Perëndimore dhe e mbyllur për një kohë të gjatë nga një regjim i zymtë komunist, ajo mbeti një pikë në hartën e Mesdheut.

Ja ku qëndron e veçanta e Shqipërisë, kësaj pjese të Mesdheut që pothuajse askush nuk e ka vënë re deri më tani, e që tani po jehon pikërisht për këtë arsye.

Në bregun jugor gjendet Riviera Shqiptare. Ajo shtrihet përgjatë Jonit, me shkëmbinj dhe plazhe me gurë të vegjël që nuk të lejojnë të kuptosh nëse je në Greqi apo Itali. Vetëm atmosfera është ajo që bën diferencën. Nuk ka ende resorte masive apo beach club-e luksoze (ende jo mjaftueshëm), teksa çmimet janë shumë më të ulëta.

Në plazhin e Palasës, për shembull, tani gjendet Green Coast Hotel, një hotel i ri me pesë yje që është pjesë e MGallery Collection. Pamja është e thjeshtë dhe elegante, tonalitete të buta, dysheme guri, një spa e vogël, sesione yoga buzë detit. Akush nuk të ndalon të sodisësh nga parashuta pamjen e shkëmbinjve, sepse ky breg rrëfen më së miri kalimin e tij nga një vend sekret i udhëtarëve me çanta shpine në një destinacion të rafinuar.

Imagjino, një ditë po pi një kafe të ftohtë në plazh në një tavolinë plastike, ditën tjetër po shijon një koktej në një bar të rafinuar hoteli, teksa dielli humbet pas shkëmbinjve.

Ajo që e bën Shqipërinë të ndihet ndryshe, të paktën për tani është ajo që mungon. Nuk ka mega-hotele. Nuk ka turma që të shtyjnë, mbetet ende autentike. Rrugët nuk janë shumë të mira, autobusët vonohen, dhe ndonjëherë duhet ta marrësh me sportivitet kur planet nuk funksionojnë.

Por është gjithashtu bujare, me pjata të mëdha me mish ose peshk të pjekur, verë vendase dhe njerëz që këmbëngulin të provosh rakinë e tyre të bërë vetë, edhe nëse mendon se nuk e përballon dot. Mund të ecësh në një plazh që duket si i dalë nga një revistë udhëtimesh dhe në fund të ditës të gjesh veten pothuajse vetëm ose me disa vendas që notojnë.

Megjithatë, ndryshimet po vijnë me shpejtësi. Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të hapet së shpejti, gjë që do të sjellë më shumë udhëtarë ndërkombëtarë. Beach club- et po shfaqen tashmë në Rivierë dhe marka të mëdha hotelerie po fillojnë të shohin me interes këtë vijë bregdetare.

Kështu që, nëse je kurioz për një pjesë të Mesdheut që ende ndihet si një zbulim, me ndikimin e qyteteve Otomane, maleve të egër dhe bregdetit që nuk është përpirë nga zhvillimi, Shqipëria ia vlen të vizitohet tani.

Sepse sa gjatë do të mbetet kështu? Kjo mbetet për t’u parë.

Burimi: Forbes

REELS

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj

Djemtë po rriten me influencer që normalizojnë dhunën. Le t’i udhëzojmë para se interneti ta bëjë këtë për ne.   #asnjejustifikim për dhunën online

GIVEAWAY TIME! Imagjino të futesh në Instagram, të bësh 2 follow dhe të përfundosh me një iPhone 17 Pro Max. @nextgift.al e ka seriozisht. Good luck, njerëz të mirë! Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

@perla.shop.albania godet sërish! Këtë herë me “FROZEN”, që nuk është thjesht një koleksion - është art në dëborë!❄️ Kush tha se në dimër s’mund të dukesh stylish? Perla ju vërteton të kundërtën. Shkarkoni aplikacionin Perla Shop në App Store ose Play Store, për të zbuluar koleksionin e plotë!

Copyright @dualipa

*Perzgjedhja bazuar te kenget me te perfolura ne rrjet.

Festat kërkojnë pak më shumë shkëlqim dhe @chantel_online e ka ✨ Zbulo Chantél Christmas Edition - fustane limited edition, të punuara me dorë dhe me shumë dashuri, perfekte për netët festive. 💖

@amitielestudio prezanton koleksionin më të bukur të dimrit: The Sunday Club. Pizhame të buta, elegante dhe perfekte për netët e gjata të sezonit.✨ Setet e satenit vijnë me një ofertë speciale: këllef jastëku + maskë sysh dhuratë. Ndërsa setet e pizhameve pambuk përfshijnë maskën e syve si dhuratë. 🎁 Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.