Promo

Fondacioni Mane: Duke vallëzuar krah IDFT që nga dita e parë

Fondacioni Mane: Duke vallëzuar krah IDFT që nga dita e parë
Promo

Këtë tetor, Tirana është kthyer në një qytet më të gjallë dhe më kreativ dhe kjo falë Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit, që po pushton kryeqytetin nga data 9 deri më 25 tetor. Fondacioni Mane vijon të mbështesë këtë ngjarje kulturore që prej edicionit të parë dhe me krenari vallëzon krahas koreografit me famë ndërkombëtare Angjelin Preljocaj në këtë projekt ambicioz që sjell kërcimin kontemporan në zemër të qytetit.

Festivali tashmë ka filluar dhe performancat në vendndodhje të ndryshme e kanë kthyer Tiranën në një skenë pulsuese.

Fondacioni Mane: Duke vallëzuar krah IDFT që nga dita e parë

Një nga momentet më të veçanta të këtij edicioni është shfaqja “The Unknown”Galerinë e Artit Bashkëkohor Tiranë (GOCAT), më 23 tetor. Kjo performancë me hyrje falas nga Sandrine Lescourant dhe Abraham Diallo, ndërthur muzikën hip- hop, poezinë dhe muzikën me artin vizual, duke kthyer galerinë në një skenë të gjallë. E veçojmë këtë performancë jo vetëm sepse zhvillohet në Galerinë GOCAT, por sepse përfaqëson në mënyrë të përkryer vizionin e guximshëm të festivalit, duke sjellë kërcimin në hapësira urbane dhe duke krijuar dialog mes interpretuesve, veprave artistike dhe publikut.

Fondacioni Mane: Duke vallëzuar krah IDFT që nga dita e parë

Nën drejtimin artistik të Preljocaj, IDFT shkon shumë përtej kenave tradicionale tek performancat në rrugë, sheshe dhe hapësira të përditshme, ndërsa përmes shfaqjes “Blossom” festivali fton qytetarët e të gjitha moshave të kërcejnë krah profesionistëve.

Fondacioni Mane është krenar që mbështet IDFT dhe Angjelin Preljocaj, duke festuar vizionin e tyre për të bërë kërcimin të aksesueshëm, interaktiv dhe frymëzues për të gjithë. Mbështetja e këtij festivali është nxitje e kreativitetit, lidhje e komuniteteve dhe kremtim i fuqisë transformuese të kërcimit.

REELS

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy