Showbiz

Gjendja e Dove kur u propozua nga Damiano është makthi i çdo vajze!

Gjendja e Dove kur u propozua nga Damiano është makthi i çdo
Foto: Dove Cameron, Damiano David/ Getty Images

Dove Cameron foli për propozimin e papritur nga Damiano David, duke treguar se ishte "krejtësisht e papërgatitur" për momentin e bekuar.

Dove Cameron dhe Damiano David njoftuan fejesën e tyre më 3 janar 2026, tre muaj pas propozimit të këngëtarit të Maneskin. Në një intervistë për Vogue, aktorja dhe këngëtarja, 30 vjeç, ndau detaje të reja për këtë ngjarje, përfshirë se si ndodhi dhe sa e papritur ishte.

Gjendja e Dove kur u propozua nga Damiano është makthi i çdo

Megjithëse fotografitë e fejesës, të postuara në rrjetet sociale, tregojnë një pamje elegante të çiftit gjatë një udhëtimi për Vitin e Ri, propozimi ka ndodhur në një moment shumë privat mes çiftit, në muajin tetor.

"Unë isha pa grim," tregoi Dove për Vogue. Mirëpo, ndonëse për shumicën e vajzave ky element do e kishte shkatërruar gjithë propozimin, për Dove-n ishte ajo që e bëri atë më të veçantë.

"Isha krejtësisht pa grim, sepse nuk e kisha idenë që do të ndodhte propozimi atë ditë. Ishte shumë bukur dhe në atë mënyrë, sepse zakonisht jam gjithmonë e grimuar, e përgatitur. Më pëlqen të eksperimentoj me pamjen, por në këtë rast isha thjesht me një bluzë të madhe, flokë pak të lagura dhe pa grim."

Në fund të tetorit, Cameron dhe David nxitën dyshimet për fejesë kur u fotografuan në Australi, ku aktorja mbante një unazë tipike fejese në gisht, duke konfirmuar kështu lajmet. Çifti e shijoi këtë periudhë të lumtur në privatësi për disa muaj, para se ta kofirmonin publikisht lajmin.

Gjendja e Dove kur u propozua nga Damiano është makthi i çdo

Për t'i bërë unazat edhe më të veçanta, secili prej tyre ka një "thënie të gdhendur" në brendësi të unazës, ku ajo e Damiano-s shkruan "Pjesa më e mirë e jetës", ndërsa ajo e Dove-s "Pjesa ime e preferuar e jetës".

Gjendja e Dove kur u propozua nga Damiano është makthi i çdo

Përsa i përket planeve për dasmën, Cameron ka shpjeguar se dëshiron që pamja e saj të jetë autentike, pa ndjekur normat tradicionale të grimit.

"Në ditën e dasmës, nuk dua të bëj diçka shumë tradicionale," tha ajo. "Kur më bëjnë grim, ndonjëherë ndihem sikur po performoj për të tjerët, por dua të ndihem më shumë vetvetja."

Gjendja e Dove kur u propozua nga Damiano është makthi i çdo