
Problemet e Kim Kardashian në një pikë janë të njëjta me ato të çdo prindi (sidomos me një fëmijë adoleshent) dhe lidhen pikërisht me rrjetet sociale.
Ajo nuk po arrin të kufizojë kohën që vajza e saj, North West, kalon në rrjetet sociale dhe këtë vështirësi e dëshmon më së miri veprimi më i fundit i saj.

Më 26 janar, Kim u shfaq papritur në një Instagram Live të vajzës së saj 12-vjeçare.
“Njerëz, mendoj se po vjen mamaja ime,” tha North gjatë videos, pasi pa që Kim Kardashian po afrohej.
“Pse po sheh Live-in tim?”
“Nuk dua të dal në kamerë,” dëgjohej të thoshte Kim, teksa qeshte.
Pastaj North i tha ndjekësve të saj: “Njerëz, më e mira e të gjitha kohërave është këtu.”
“Shpresoj që dikush e ka regjistruar këtë,” iu përgjigj Kim, e surprizuar nga ajo që tha e bija, madje u shpreh se nuk e dinte nëse do e dëgjonte përsëri këtë prej saj.
Më pas, teksa këmbëngulte që e ëma të shfaqej në video, Kim e pyeti edhe sa do të qëndronte, pasi i duhej të qëndronte në dhomë me të. North përpiqej ta zgjaste pak më shumë videon derisa Kim i kërkoi të flinte.
Kim Kardashian është përballur me shumë kritika mbi vajzën e saj, duke nisur që nga stili të cilin shumë e kanë cilësuar të papërshtatshëm për moshën që ka, deri tek përdorimi i rrjeteve sociale.

Mbi këtë temë, ajo foli edhe në podkastin "Khloe in Wonder Land". Sipas saj, ajo nuk është aq kritike sa të tjerët.
“Mendoj se keqkuptimi më i madh është: ‘Oh, ajo po përpiqet të jetë shoqja e saj dhe i lejon gjithçka,'" tha Kim.
Në fillim të këtij muaji, edhe pse kishte shumë pak kohë që e kishte hapur faqen e Instagramit, profili i saj nuk ishte i disponueshëm gjatë kërkimeve.

E gjitha kjo erdhi pas një videoje ku shfaqej duke sinkronizuar buzët me një audio të një ylli të reality show-ve, duke thënë: “Pse po qan? Sa vjeç je? Mblidhe veten.”
Me sa duket, leja nga prindërit është marrë sërish dhe ajo i është rikthyer profilit të saj.





