
Zakonisht, Hailey Bieber përdor rrjetet sociale për të promovuar projektet e saj profesionale, veçanërisht linjën e saj të njohur të kujdesit për lëkurën, Rhode. Por këtë herë, ajo bëri një përjashtim, duke ndarë me ndjekësit në Instagram një pjesë shumë personale: rutinën e ushtrimeve që e ka ndihmuar të rikthejë formën fizike pas lindjes, më saktë, për një bark më të sheshtë.
Në video, ajo shfaqet me reçipeta sportive dhe pantallona të shkurtra, duke kryer ushtrime për muskujt e barkut. Sipas saj, “sekreti” qëndron te një ushtrim që është pakëz i vështirë për t’u realizuar.
Hailey ka etiketuar edhe trajneren e saj personale, Kirsty Godso, duke shkruar:
"Po bëjmë ushtrimin tonë të preferuar për barkun."
Në një intervistë të fundit, Hailey ka rrëfyer se periudha pas lindjes ishte një nga më të ndjeshmet që ka kaluar ndonjëherë, me luhatje emocionale të forta dhe sfida për vetëbesimin.
"Çdo ditë i them vetes: ‘Ti krijove një fëmijë. Ti solle në jetë një qenie njerëzore. Është në rregull. Jepi vetes kohë.’"
Megjithatë, rikuperimi nuk ka qenë aq i lehtë sa kishte menduar. Ajo pranoi se i është dashur më shumë kohë për të humbur 7 kilogramët e fundit pas shtatzënisë.
Pavarësisht se pati luksin të punonte me një ekip specialistësh që e ndihmuan të fokusonte stërvitjen në çdo zonë të trupit, ajo e pranon se ideja për të rikthyer plotësisht trupin “e mëparshëm” është thjesht jorealiste:
"Të pasmet e mia janë më të mëdha, gjoksi është më i madh. Nuk janë kthyer më si më parë. Nuk kam zgjidhje tjetër përveçse ta pranoj këtë trup të ri. Ashtu siç kam ndryshuar unë, ka ndryshuar edhe trupi im, nga koka te këmbët. Në fillim u përpoqa me ngulm të kthehesha si dikur, por më pas duhej të pranoja: kjo nuk do të ndodhte."
Sot, rutina e saj përfshin një kombinim të mirëbalancuar të ushtrimeve me pesha, pilates, yoga, trajtime për tonifikimin e trupit, sauna dhe banja me akull.