Metropolitan

Këto shtete thonë se do të tërhiqen nga Eurovision-i, nëse Izraeli do të vijojë të jetë pjesë e garës

Këto shtete thonë se do të tërhiqen nga Eurovision-i,
©EBU/Alma Bengtsson

Pesë shtete kanë vendosur të bojkotojnë Izraelin, duke thënë se nëse vendi merr sërish pjesë në Eurovision, ato do të tërhiqen. Radiotelevizionet publike të Irlandës dhe Holandës njoftuan se nuk do të marrin pjesë në Festivalin Europian të Këngës vitin e ardhshëm nëse Izraeli lejohet të marrë pjesë.

“RTÉ mendon se pjesëmarrja e Irlandës do të ishte e pajustifikueshme përballë humbjes së vazhdueshme dhe të tmerrshme të jetëve në Gaza,” tha transmetuesi publik irlandez në një deklaratë, duke shtuar se ishte “thellësisht i shqetësuar nga vrasjet e qëllimshme të gazetarëve në Gaza.” (Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se 197 gazetarë janë vrarë gjatë luftës; Izraeli ka thënë se disa prej tyre ishin pjesëtarë të Hamasit.)

Transmetuesi holandez AVROTROS njoftoi se Holanda nuk do të marrë pjesë në konkurs nëse Unioni Europian i Transmetuesve lejon Izraelin, i cili ka marrë pjesë që nga viti 1973, duke fituar katër herë.

“AVROTROS nuk mund ta justifikojë më pjesëmarrjen e Izraelit në këtë situatë aktuale, duke pasur parasysh vuajtjet e rënda dhe të vazhdueshme njerëzore në Gaza,” shkroi transmetuesi në një deklaratë.

Këto thirrje u bashkohen disa prej apeleve të bëra prej vendeve të tjera që po i bëjnë presion organizatorit të konkursit, Unionit Europian të Transmetuesve (EBU), që ta përjashtojë Izraelin, si akt proteste për shkak të luftës në Gaza.
 
EBU u ka rezistuar thirrjeve për ta ndaluar Izraelin, por tani përballet me një krizë, pasi Europa, si përmes institucioneve të saj të bashkuara, por edhe vetë shtetet, po shtojnë presionin ndaj Izraelit, që të shpallë armëpushimin dhe të përfundojë luftën, e cila nisi kur Hamasi sulmoi më 7 tetor 2023.

Radiotelevizionet në Slloveni, Spanjë dhe Islandë gjithashtu kanë sinjalizuar se mund të tërhiqen nga Eurovizioni nëse EBU nuk e përjashton Izraelin.

“Nuk mendoj se mund të normalizojmë pjesëmarrjen e Izraelit në ngjarje ndërkombëtare sikur të mos ketë ndodhur asgjë,” tha Ernest Urtasun, ministri i Kulturës së Spanjës, për “La Hora de La 1”.

“Në rastin e Eurovizionit, nuk është një artist individual që merr pjesë, por dikush që përfaqëson qytetarët e atij vendi”, shtoi ai.
 
Festivali supozohet të jetë krejtësisht pa lidhje me politikën, por për shumë izraelitë, Eurovision-i shihet si një tregues i statusit të tyre në skenën ndërkombëtare. Protestat kundër përfaqësuesit izraelitë ndiqen nga afër dhe, në dy vitet e fundit gjatë luftës, artistët që janë zgjedhur për ta përfaqësuar Izraelin kanë përfshirë simbole të qëndrueshmërisë në veshjet dhe tekstet e tyre. Gjithashtu, EBU ka përjashtuar Rusinë nga gara, pas pushtimit të Ukrainës, ndaj qëndrimi ndaj Izraelit është cilësuar si një “standard i dyfishtë”.

Në shpalljen e bojkotit të saj, AVROTROS përmendi gjithashtu “provat e ndërhyrjes” nga qeveria izraelite në konkursin e vitit 2025, duke iu referuar ankesave nga disa transmetues europianë që ngritën pyetje mbi fitoren e Izraelit në votimin e audiencës në maj.
 
Këngëtarja izraelite Yuval Raphael doli e dyta, pasi u mbështet nga vota popullore dhe mori pikë nga juritë e 14 vendeve.
 
EBU, më parë, kishte refuzuar presionin për të përjashtuar Izraelin, por më vonë hapi një proces për të mbledhur komente nga 37 vendet pjesëmarrëse të konkursit se si duhet të përballojë tensionet gjeopolitike. Martin Green, drejtori i konkursit, tha në një deklaratë se ky proces ishte ende në vijim.

“Transmetuesit kanë afat deri në mesin e dhjetorit për të konfirmuar nëse duan të marrin pjesë në ngjarjen e vitit të ardhshëm në Vjenë,” tha ai. “I takon secilit anëtar të vendosë nëse dëshiron të marrë pjesë në konkurs dhe ne do të respektojmë çdo vendim që ata marrin.”

Drejtori i përgjithshëm i transmetuesit islandez, RÚV, sinjalizoi se edhe pse deri tani EBU nuk i ka dëgjuar thirrjet për ta përjashtuar Izraelin, ai shpresonte për ndryshim.

“Mendoj se ka gjasa që nëse nuk ka ndryshim në qëndrimin e EBU-së dhe nuk u përgjigjet këtyre zërave shqetësues që vijnë nga ne, nga Spanja, Sllovenia dhe të tjerë, atëherë kjo do të kërkojë reagime nga këta transmetues,” tha ai. “Por le të presim dhe të shohim”, e përmbylli ai deklaratën.

Kujtojmë se Eurovision-i i vitit të kaluar u fitua nga JJ me “Wasted Love” (përfaqësues i Austrisë). Ai u shpall fitues me 79 pikë diferencë karshi Yuval Raphael, e cila përfaqësonte Izraelin me këngën “New Day Will Rise”.

Në total, Austria grumbulloi 436 pikë, një përmbledhje e votave të jurisë dhe publikut. Izraeli grumbulloi 357 pikë. Më tej, fituesi kërkoi që Izraeli të përjashtohej nga gara.

"Do të doja që Eurovision-i të mbahej vitin e ardhshëm në Vjenë dhe pa Izraelin. Por 'topi' është në duart e EBU-së. Ne, artistët, mundet vetëm të ngremë zërin për këtë çështje," tha këngëtari 24-vjeçar për “El Pais”.

Eurovision u zhvillua në Basel të Zvicrës, në tematikën “Welcome Home”, pas fitores së Nemo me këngën “The Code”, i cili vjet çoi në shtëpi pas fitores së Celine Dion në vitin 1988.

REELS

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj

Djemtë po rriten me influencer që normalizojnë dhunën. Le t’i udhëzojmë para se interneti ta bëjë këtë për ne.   #asnjejustifikim për dhunën online

GIVEAWAY TIME! Imagjino të futesh në Instagram, të bësh 2 follow dhe të përfundosh me një iPhone 17 Pro Max. @nextgift.al e ka seriozisht. Good luck, njerëz të mirë! Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.