Horoscope

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2025: Ujori dhe Peshqit

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2025: Ujori dhe Peshqit
Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2025

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2025: Ujori dhe Peshqit

Këtë muaj, i dashur Ujor, mendja jote është e përqendruar tek mënyrat për të rritur të ardhurat, dhe me dy eklipset që vijnë, universi duket se është gati të të ndihmojë. Duket se këtë shtator je i/e përqendruar thuajse vetëm tek çështjet financiare, ndoshta sepse je duke bërë një shpenzim të madh për diçka që ke dëshiruar prej kohësh, dhe tani, më në fund, mund ta përmbushësh atë dëshirë.

Eklipsi i parë ndodh më 7 shtator dhe është një eklips hënor me Hënën e plotë në shenjën e Peshqve. Ky eklips ndriçon shtëpinë tënde të dytë, atë që lidhet me të ardhurat dhe pasuritë. Je me të vërtetë me fat këtë muaj, sepse Jupiteri, planeti i bollëkut dhe fatit të mirë, ndodhet në pozitën ideale për të dërguar një rreze të ndritshme drejtpërdrejt në këtë eklips, duke sjellë një mundësi për të marrë të ardhura nga një projekt në të cilin ke punuar më herët.

Ndërkohë, Urani nga Binjakët do të dërgojë sinjale miqësore drejt Saturnit dhe Neptunit, duke aktivizuar shtëpinë tënde të pestë, atë të krijimtarisë, çka mund të të sjellë vlerësim publik për një projekt artistik që je afër për ta përfunduar rreth datës 7 shtator. Dhe Plutoni, që aktualisht ndodhet në shenjën tënde, Ujorin, nuk do të qëndrojë pas, ai gjithashtu do të dërgojë mbështetje drejt Diellit dhe Hënës së plotë. Nëse je duke kërkuar para, Plutoni do të sigurojë që t’i gjesh ato.

Shtimi i të ardhurave mund të jetë më i thjeshtë sesa mendon, ndoshta mjafton të bësh disa ndryshime në portofolin tënd financiar, duke ndjekur këshillat e një konsulenti financiar. Si Urani, ashtu edhe Plutoni, mund të ndihmojnë në rritjen e ndjenjës tënde të sigurisë përmes rregullimeve në mënyrën se si menaxhon kursimet. Edhe nëse nuk ke këshilltar financiar, mund të jetë e dobishme të marrësh mendimin e dikujt, nuk je i/e detyruar ta ndjekësh, por ia vlen ta dëgjosh një këndvështrim tjetër.

Eklipsi i dytë ndodh më 21-22 shtator dhe është një eklips diellor në Virgjëreshë, që ndriçon shtëpinë tënde të tetë, atë që lidhet me paratë e të tjerëve. Kjo mund të përfshijë pagesa, investime, kredi, trashëgimi apo dhurata të vlefshme. Ndoshta ke ndërmend të blesh diçka që ke ëndërruar prej kohësh, nëse po, ky eklips mund të të sjellë fondet që ke kërkuar. Nëse ëndrra jote kërkon një shumë të konsiderueshme, më shumë se sa shumë njerëz kanë në dispozicion, ka gjasa që tani të arrish ta sigurosh atë.

Ka shumë tregues që fati yt financiar do të përmirësohet ndjeshëm menjëherë pas këtij eklipsi të dytë. Ai ndriçon një fushë që lidhet me burimet financiare të të tjerëve, ndaj mund të aplikosh dhe të miratohesh për një kredi bankare apo hipotekë, të marrësh kapital investimi, bonus, kompensim, ndihmë qeveritare, rimbursim taksash, trashëgimi, komision apo të ardhura nga të drejta autori. Pra, siç e sheh, paratë mund të të vijnë jo nga paga, por nga burime të tjera.

Ky eklips i 21-22 shtatorit shoqërohet edhe me një aspekt shumë të favorshëm astrologjik: një “trekëndësh i artë harmonie” që formohet në të njëjtën kohë. Mërkuri do të jetë në qendër të këtij konfigurimi dhe ndodhet në shtëpinë tënde të nëntë, që lidhet me udhëtime të largëta, marrëdhënie ndërkombëtare, por edhe me çështje si imigrimi, vizat, pasaportat dhe shtetësia. Nëse ke aplikuar për ndonjë nga këto, lajmet e mira mund të vijnë pikërisht në këto data.

Gjithashtu, çështjet që kanë të bëjnë me studimet e larta, arsimin e vazhduar apo ndonjë proces ligjor janë të favorizuara. Nëse punon në media, ky eklips do të të japë një mundësi të shkëlqyer për të ndërtuar emrin tënd.

Përfitimet që do të vijnë nga ky eklips do të zgjasin edhe përtej datës së tij. Plutoni, që ndodhet në shtëpinë tënde të parë (atë të personalitetit dhe vetë-shprehjes), është jashtëzakonisht i harmonizuar me Mërkurin, Diellin dhe Hënën e re. Kjo mund të sjellë para të tjera ose ndihmë nga dikush me lidhje të huaja, qoftë një person që jeton jashtë, apo një i huaj që ndodhet në vendin tënd.

Urani mund gjithashtu të të sjellë një takim të papritur me dikë me rëndësi, prandaj, nëse je beqar/e, dil dhe shoqërohu me njerëz të rinj!

Ndërkohë, Marsi ka qenë aktiv në zonën e nëntë të hartës tënde që nga 6 gushti, duke ndezur dëshirën për udhëtime të largëta, ndoshta do të arrish të udhëtosh në një vend të bukur para se Marsi të largohet më 22 shtator.

Nga 22 shtatori deri më 4 nëntor, Marsi do të hyjë në shenjën e Akrepit dhe në shtëpinë tënde të dhjetë, atë të karrierës. Kjo do të jetë një ndër periudhat më të rëndësishme për arritje profesionale në dy vitet e fundit. Nëse ke qëllim të rritesh në karrierë dhe të ndërtosh një emër për veten, Marsi do të jetë mbështetësi yt më i fortë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2025: Ujori dhe Peshqit

Në kohët e lashta, përpara se shkencëtarët modernë të zbulonin ekzistencën e Neptunit (udhëheqësi yt aktual), astrologët e lashtë kishin caktuar Jupiterin si sundimtarin tënd,  planeti shpirtëror i fatit të mirë, lumturisë, zgjerimit dhe shërimit financiar. Sot, astrologët marrin parasysh si Jupiterin, ashtu edhe Neptunin, për të kuptuar më mirë parashikimin tënd astrologjik.

Më 7 Shtator, në ditën e eklipsit hënor në shenjën e Peshqve, Jupiteri do të jetë në një pozicion shumë të favorshëm si me Diellin, ashtu edhe me Hënën e plotë, një shenjë shumë pozitive. Të gjitha eklipset sjellin surpriza ose ngjarje të papritura, dhe eklipset hënore shpesh nënkuptojnë përmbyllje, përmbushje ose funde.

Edhe pse një “fund” i sjellë nga një eklips hënor mund të ngjallë ndjenja emocionale, këndi i shkëlqyer i Jupiterit do ta zbusë këtë ndikim. Si sundimtari yt i lashtë, Jupiteri do të të favorizojë më shumë ty sesa të tjerët. Duke qenë në harmoni si me Diellin në Virgjëreshë, ashtu edhe me eklipsin në Peshq, ai sugjeron se kreativiteti dhe origjinaliteti yt do të jenë arsyeja pse të ardhurat e tua ka gjasa të rriten këtë muaj.

Neptuni, sundimtari yt modern, do të ketë një rol kyç këtë vit duke udhëtuar pranë Saturnit, çka të ndihmon të jesh me këmbë në tokë, praktik dhe i gatshëm të punosh fort kur të jetë nevoja. Gjatë eklipsit të 7 Shtatorit, Neptuni do të krijojë një kënd të bukur me Uranin në Binjakë, në sferën e shtëpisë dhe familjes, mund të befasohesh se sa mirë po ecin gjërat në shtëpi. Nëse ke qenë duke rinovuar, zhvendosur apo dekoruar, ky eklips mund të jetë momenti ku gjithçka merr formë dhe ti ndihesh më në fund "në vendin tënd".

Plutoni, nga ana tjetër, ndodhet në Ujor dhe do të sjellë përfitime nga puna që bën në heshtje dhe vetmi. Disa persona me influencë (VIP) mund të flasin mirë për ty, diçka që mund të mos e dish ende, por që do të kuptosh kur të të ofrohen mundësi të ëmbla në javët në vijim.

Urani dhe Plutoni gjithashtu do të jenë në një harmoni të rrallë (trinë), gjë që nuk ka ndodhur që nga viti 1921 deri më 1925. Ky ndikim i ngadaltë do të jetë në lojë deri në korrik 2030. Këtë muaj, Saturni dhe Neptuni do të “përshëndesin” ardhjen e Uranit dhe Plutonit, një dukuri jashtëzakonisht e rrallë. Kjo është një tjetër shenjë se diçka e veçantë po ndodh në shtëpi dhe se familja po të mbështet fuqishëm në synimet e tua.

Eklipsi i 7 Shtatorit ndodh në shenjën tënde, Peshqit, në shtëpinë e parë të personalitetit dhe vitalitetit. Mund të të duhet të marrësh një vendim të rëndësishëm për një marrëdhënie të ngushtë, qoftë romantike, qoftë profesionale. Nëse je i/e lumtur, mund të vendosësh të bashkëjetosh apo të fejohesh/martohesh. Në sferën profesionale, mund të lidhësh një kontratë me një bashkëpunëtor ose ekspert.

Nëse je i/e pakënaqur, mund të vendosësh ta mbyllësh përfundimisht një lidhje apo partneritet. Eklipset kërkojnë një vendim të prerë, po ose jo, brenda apo jashtë, bardhë apo zi. Nuk mund t’i anashkalosh, t’i shtysh për më vonë apo të bësh sikur nuk kanë rëndësi. Ato duan veprim dhe përparim tani, gati apo jo.

Eklipsi i dytë i muajit do të ndodhë më 21-22 Shtator, një eklips diellor në Virgjëreshë. Kjo ngjarje do të vendosë përballë njëri-tjetrit dëshirat, nevojat dhe shpresat e tua për të ardhmen me ato të një partneri të afërt, romantik ose profesional. Siç shihet, ky muaj do të nxjerrë në pah mënyrën se si ti e sheh veten tënde tani që je rritur dhe pjekur, dhe si e lidh këtë me një person që ka qenë (ose është) shumë i rëndësishëm për ty.

Ky eklips diellor do të kundërshtohet fort nga Saturni, ndaj do të jesh shumë i vetëdijshëm për seriozitetin dhe pasojat afatgjata të vendimit që do të marrësh. Dukesh gati për këtë. Neptuni do të jetë shumë pranë Saturnit, ndaj sigurohu që po vepron mbi fakte të verifikueshme, jo vetëm mbi ndjesi intuitive. Si Peshk, je shumë i ndjeshëm ndaj energjive përreth, madje disi i parashikueshëm, por gjithsesi, përpiqu të mbështetesh në të dhëna të sakta.

Gjatë eklipsit të 21-22 Shtatorit, ke shumë ndikime favorizuese, edhe pse Saturni dhe Neptuni krijojnë presion. Dielli dhe Hëna e re (eklipsi) do të të ofrojnë mundësinë për një fillim të ri në një marrëdhënie të ngushtë. Mund të vendosësh të thellosh një lidhje, ndërsa të lësh pas një tjetër. Këto marrëdhënie nuk duhet domosdoshmërisht të jenë në të njëjtën fushë, për shembull, mund të ndash rrugët me agjentin tënd, por të nënshkruash me një avokat të ri të specializuar, ose të fejohesh me partnerin tënd afatgjatë.

Plutoni në Ujor do të dërgojë vibracione të arta drejt Diellit dhe Hënës së re në fund të shenjës së Virgjëreshës (në një trinë jashtë shenjës) dhe gjithashtu do të krijojë një kënd të përkryer me Mërkurin në Peshor, duke sugjeruar që marrëdhënia e re do të ketë potencial të madh financiar. Në të njëjtën kohë, Plutoni do të bashkëpunojë në mënyrë shumë harmonike me Uranin, planetin e surprizave, që ndodhet në sektorin e shtëpisë dhe familjes. Kjo do të thotë se, pavarësisht shqetësimeve apo pasigurive të tua, gjithçka që lidhet me shtëpinë dhe familjen do të shkojë për mrekulli.

Plutoni, Urani, Dielli dhe eklipsi diellor do të formojnë një "trekëndësh të artë" në qiell, një shenjë që tregon se po kalon në një fazë shumë më të mirë, në shtëpi, mendje dhe zemër. Shijoje!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?