Promo

Pse tetori është muaji ideal për rregulluar punët me *gjumin*?

Pse tetori është muaji ideal për rregulluar punët me
Promo

Shtatori iku si iku, por tetori s'pranon më asnjë justifikim! Ka diçka të veçantë në tetor. Ajri fillon të bëhet më i freskët, ditët shkurtohen dhe mbrëmjet kërkojnë më shumë qetësi. Është muaji që na rikthen në një ritëm më të ngadalshëm, pas verës së gjatë dhe shpesh të çrregullt. Dhe nuk është rastësi që ekspertët e quajnë periudhën perfekte për të vendosur një rutinë të re gjumi.

Pse tetori është muaji ideal për rregulluar punët me

1. Orët e natës janë në anën tonë

Ndryshimi i stinës dhe ulja e temperaturave na ndihmon të flemë më mirë. Errësira që vjen më herët është një sinjal natyral për trupin të prodhojë më shumë melatoninë – hormonin që rregullon gjumin. Kjo e bën më të lehtë krijimin e një orari të qëndrueshëm, nëse zgjedhim t’i përmbahemi.

Pse tetori është muaji ideal për rregulluar punët me

2. Trupi ka nevojë për një “pushim” të vogël

Pas muajve të verës, kur rutina shpesh shpërbëhet mes udhëtimeve, takimeve të vona dhe ditëve të gjata, tetori është koha për t’i dhënë trupit qetësinë që i mungoi. Një gjumë i rregullt përmirëson humorin, përqendrimin dhe madje edhe imunitetin, gjë shumë e rëndësishme në këtë sezon.

Pse tetori është muaji ideal për rregulluar punët me

3. Ritualet e mbrëmjes bëhen më të lehta

Tetori fton në rituale të vogla që e bëjnë gjumin më cilësor: një filxhan çaj bimor, një dush i ngrohtë, leximi i disa faqeve libri ose pak stretching i lehtë. Këto zakone jo vetëm që përgatisin trupin, por edhe mendjen, duke i dhënë sinjal se dita po mbyllet.

Pse tetori është muaji ideal për rregulluar punët me

4. Një mundësi e re për të pastruar zakonet e vjetra

Rregullimi i gjumit shpesh ecën paralel me rregullimin e zakoneve të tjera. Tetori është një moment i mirë për të reflektuar edhe mbi gjërat që na prishin qetësinë: si kafeina e tepërt, përdorimi i telefonit para gjumit apo zakone të tjera që sjellin stres. Edhe zgjedhja për të hequr dorë nga duhani klasik e për të kaluar drejt alternativave më të pastra, si Iqos, është pjesë e këtij procesi. Ashtu si një natë pa gjumë të rënduar, edhe era dhe mbetjet e duhanit tradicional janë diçka që mund të shmangim për një rutinë më të lehtë e të shëndetshme.

Pse tetori është muaji ideal për rregulluar punët me

5. Një fillim i vogël për një ndryshim të madh

Gjumi nuk është luks, por themeli i shëndetit dhe mirëqenies sonë. Rregullimi i tij në tetor nuk është thjesht një zakon i ri, është një investim që do të ndjesh në çdo aspekt të jetës, nga energjia në mëngjes te qetësia emocionale gjatë ditës.

REELS

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj

Djemtë po rriten me influencer që normalizojnë dhunën. Le t’i udhëzojmë para se interneti ta bëjë këtë për ne.   #asnjejustifikim për dhunën online

GIVEAWAY TIME! Imagjino të futesh në Instagram, të bësh 2 follow dhe të përfundosh me një iPhone 17 Pro Max. @nextgift.al e ka seriozisht. Good luck, njerëz të mirë! Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

@perla.shop.albania godet sërish! Këtë herë me “FROZEN”, që nuk është thjesht një koleksion - është art në dëborë!❄️ Kush tha se në dimër s’mund të dukesh stylish? Perla ju vërteton të kundërtën. Shkarkoni aplikacionin Perla Shop në App Store ose Play Store, për të zbuluar koleksionin e plotë!

Copyright @dualipa

*Perzgjedhja bazuar te kenget me te perfolura ne rrjet.

Festat kërkojnë pak më shumë shkëlqim dhe @chantel_online e ka ✨ Zbulo Chantél Christmas Edition - fustane limited edition, të punuara me dorë dhe me shumë dashuri, perfekte për netët festive. 💖

@amitielestudio prezanton koleksionin më të bukur të dimrit: The Sunday Club. Pizhame të buta, elegante dhe perfekte për netët e gjata të sezonit.✨ Setet e satenit vijnë me një ofertë speciale: këllef jastëku + maskë sysh dhuratë. Ndërsa setet e pizhameve pambuk përfshijnë maskën e syve si dhuratë. 🎁 Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.