Horoscope

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën
First For Women

Marsi në Akrep lidhet me Jupiterin në Gaforre dhe Saturnin në prapavijë te Peshqit më 28 dhe 29 tetor, duke na shtyrë të veprojmë që të dëgjohemi dhe të vërehemi.
 
Mërkuri në Akrep bashkohet me Neptunin 29 tetor, duke na lejuar të arratisemi nga përditshmëria në një ëndërr me sy hapur. Më vonë gjatë ditës, Mërkuri kalon në Shigjetar dhe menjëherë përballet me Uranin në prapavijë te Binjakët, duke na nxitur të shprehemi me pasion dhe të luftojmë për dëshirat tona.
 
Më 30 tetor, Mërkuri harmonizohet me Plutonin në Ujor, duke sjellë dramë në bisedat në grup, ndaj kujdes, mos u përfshi në debate për planet e mbrëmjes së Halloween-it.
 
Dashi
 
Maska ka rënë! Të trazosh ujërat sepse je lënduar apo xheloz nuk është mënyra më e mirë për të përballuar emocionet. Me kohën, miqtë do ta kuptojnë qëllimin tënd të vërtetë, ndaj lojërat e manipulimit mund të funksionojnë për pak, por jo për shumë gjatë.
 
Demi
 
Para se të shkosh në rrugën e pendesës, dije që mund ta ndryshosh energjinë duke marrë përgjegjësi dhe kërkuar falje. Të jesh i sinqertë është mënyra më e mirë për të rregulluar marrëdhëniet e tensionuara. Kur të tjerët ta shohin që e ke seriozisht, do të duan të pajtohen me ty.
 
Binjakët
 
Nuk ka mënyrë të saktë apo të gabuar për të folur nga zemra, mjafton të jesh i sinqertë. Nëse partneri apo miku yt nuk e vlerëson këtë ndershmëri, ndoshta është më mirë të mos i kushtosh më vëmendje situatës. Më mirë një e vërtetë e ftohtë sesa një iluzion i ngrohtë.
 
Gaforrja
 
Të festosh me partnerin apo personin që pëlqen me kostume matchy-matchy ju afron më shumë. Por nëse e analizon çdo detaj me lupë, do të gjesh probleme që s’ekzistojnë. Mos e prish magjinë duke kërkuar drama nga mërzia.
 
Luani
 
Në fillim të javës do jesh në formë të shkëlqyer, por një ndryshim të enjten mund të të bëjë të shpërthesh. Mos i lejo të tjerët të të provokojnë apo të të marrin për të mirëqenë. Ti je Luan kujtoji të gjithëve pse quhesh mbret!
 
Virgjëresha
 
Një koleg po sillet në mënyrë të pandershme, duke marrë meritat për punën tënde. Edhe pse do të doje të përballeshe, mënyra më e mençur është t’i tregosh drejtuesit. Nëse duan lojëra, le të përballen me pasojat, me stilin tënd të saktë dhe diskret.
 
Peshorja
 
Je mikpritësi perfekt, derisa dikush bën rrëmujë dhe të thyen një objekt me vlerë. Po, ke vendosur rregulla, por aksidentet ndodhin. Përpiqu të gjesh një zgjidhje të drejtë që të mos dalësh i humbur dhe të kompensohesh për dëmin. Dhe kujdes kë fton në shtëpi!
 
Akrepi
 
E ke të vështirë të tërhiqesh kur ndihesh i provokuar, por këtë javë është më mirë të mos e ushqesh negativitetin e të tjerëve. Fokuso energjinë tënde te njerëzit dhe situatat që të sjellin paqe. Mos harro: mbro energjinë tënde, ajo është arma jote.
 
Shigjetari
 
Zakonisht nuk je i mirë në mbajtjen e sekreteve, por këtë herë sekreti ka të bëjë me ty. Mbajtja e tij nuk do të jetë e lehtë, ndaj ndoshta është më mirë t’u tregosh pak miqve për ta shuar kureshtjen, përpara se të fillojnë të hetojnë vetë.
 
Bricjapi
 
Ke fat që ke një grup miqsh të mrekullueshëm, por ndonjëherë nuk mund të mbështetesh te ta 24/7. Edhe pse je mjeshtër i kufijve personalë, këtë javë do ta kesh të vështirë të ruash balancën mes nevojave të tua dhe distancës që ke vendosur vetë.
 
Ujori
 
Kur fillon të flasësh me pasion për idetë e tua, e ke të vështirë të ndalesh. Është bukur që je kaq i përfshirë, por nuk ke pse t’u predikosh të gjithëve gjithë ditën. Përdor debatet dhe dialogun, jo gjykimet, për t’i afruar të tjerët me këndvështrimin tënd.
 
Peshqit
 
Në jetë duhet të ëndërrosh për të arritur dëshirat. Kjo është një nga ato javë ku duhet të synosh lart. Vizualizoje emrin tënd në derën e zyrës së ëndrrave. Mund të krijosh jetën që dëshiron, ndaj mos ki frikë të shkëlqesh.

 

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭