Showbiz

"Jam rritur me ty, je rritur edhe ti me Labin", Dafina Zeqiri dhe Labinot Gashi më në fund në paqe

"Jam rritur me ty, je rritur edhe ti me Labin", Dafina Zeqiri dhe
Foto: Dafina Zeqiri, Labinot Gashi/ rtv21

25 vite karrierë Labinot Gashi i festoi duke mbyllur (të paktën për tani) mosmarrëveshjet e së shkuarës. 

Në emisionin "Nata e dritave" në rtv21, një prej të ftuarve të mbrëmjes së djeshme ishte edhe Dafina Zeqiri. Me sa duket, asnjë prej tyre nuk do t'i vazhdojë më dramat dhe çdo hatërmbetje i është lënë së shkuarës. 

Teksa e priste të vinte, Labi iu rikthye edhe një herë së shkuarës me Dafinën, kësaj here për të kujtuar se sa e hershme ishte miqësia mes tyre, për ta falenderuar e për t'i kërkuar falje për çdo gjë ndodhi rrugës.

"Ti e di se pa marrë parasysh çfarëdo që të jetë, unë them jam me fat. Faleminderit që ke qenë pjesë e këtyre 25 viteve të mia! Jam rritur me ty, je rritur edhe ti me Labin. E mira është që sonte festojmë bashkë. Aq më tepër që ky vit ka qenë viti më i bukur në botë për shkak se je bërë nënë. Daf, më fal për gjithçka që ndoshta të kam lënduar ndonjëherë."

"Jam rritur me ty, je rritur edhe ti me Labin", Dafina Zeqiri dhe

"Jam rritur me ty, je rritur edhe ti me Labin", Dafina Zeqiri dhe

Përplasjet mes tyre u bënë publike pasi Labinoti e quajti atë mosmirënjohëse, kjo pasi nuk u ftua nga Dafina në eventin që organizoi për datëlindjen e saj.

Këtë deklaratë ai e shpjegoi në Prive, ku tha se nuk ishte vetëm për të, por edhe për të tjerë.

“Nuk ishte rastësi, por nuk ishte vetëm për të [Dafinën], por për të gjithë njerëzit e tjerë. Në fakt, këtu po e them për herë të parë, [postimi] nuk ishte vetëm sepse në festë nuk ishte Labi, por nuk pashë shumë njerëz që ishin në fillimet e hershme të Dafinës”, referuar epokës kur rrjetet sociale dhe YouTube nuk kishin fuqinë që kanë sot dhe artistët promovoheshin kryesisht nga figurat televizive. Ai e ka mbështetur gjithnjë Dafinën në hapat e saj në karrierë.

“Po e flas haptazi për shkak se as unë nuk i harroj njerëzit që në fillimet e mia të karrierës më kanë përkrahur,” tha ai asokohe.

Më vonë, gjatë një interviste në "RTV Dukagjini" ai foli hapur për marrëdhënien mes tyre e cila nuk ishte më si më parë.

Ai u shpreh se kishte ngrënë bukë me të dhe i kishte qëndruar pranë për vite me radhë.

“Unë kam bërë shumë për të. Kam ngrënë bukë me të, i kam qëndruar pranë për vite, por një gjë e vogël i ka lënë përshtypje. E quajta “mosmirënjohëse”, për ditëlindjen që organizoi. Si është e mundur që një njeri që i ka qëndruar afër për dekada, të mos jetë pjesë e asaj dite, ndërsa ishin aty njerëz që s’kanë qenë kurrë afër saj? Njerëz që ishin në “Big Brother”, vijoi ai.

E kështu drama mes tyre vazhdoi. Dafina në mënyrë të tërthotë përmes një story në Instagram bëri një reflektim mbi gjithçka që kishte arritur, gjërat që i ishte dashur të linte pas vetëm sepse nuk i shërbenin më duke treguar dhe arsyen pse kishte zgjedhur heshtjen pas deklaratave të Labinotit.

“Kam lënë pas çfarë që nuk më shërben më dhe kjo mjafton. Qëndroj e fortë në atë që jam,” shkruan Dafina në mesazhin e saj, duke theksuar se heshtja nuk është dobësi, por forcë. Në një tjetër pjesë ajo thotë: “Ata do flasin. Lëri të flasin. Do vazhdoj të jem vetvetja - me dashuri, gjithmonë.”

"Jam rritur me ty, je rritur edhe ti me Labin", Dafina Zeqiri dhe

Çdo gjë u duk sikur u harrua, pasi në dhjetor të vitit të shkuar këngëtarja ishte ftuar prej tij në festën e jubilarit të karrierës.

"Jam rritur me ty, je rritur edhe ti me Labin", Dafina Zeqiri dhe

Ky takim i fundit i tyre, duket se i ka dhënë fund çdo moskuptimi mes dyshes.