Metropolitan

John Legend ka një teori mbi "degradimin" e mikut të tij të ngushtë, Kanye West

John Legend ka një teori mbi "degradimin" e mikut të tij

Këngëtari i njohur i hitit “All of Me”, John Legend ka folur së fundmi për Kanye West në një intervistë për “The Sunday Times”, duke u ndalur tek marrëdhënia e dikurshme mes tyre dhe transformimi i reperit, veçanërisht pas deklaratave të fundit që kanë shkaktuar reagime të forta në publik.

“Dikur, Kanye ishte shumë pasionant, jashtëzakonisht i talentuar dhe kishte ëndrra të mëdha – jo vetëm për veten, por edhe për të gjithë ata që kishte rreth vetes,” tha Legend, duke kujtuar kohën kur West luajti një rol të rëndësishëm në ngritjen e karrierës së tij, sidomos gjatë bashkëpunimit në albumin e vitit 2004, “The College Dropout.”

“Ai kishte një optimizëm dhe kreativitet të jashtëzakonshëm,” shtoi Legend. “Është e trishtueshme, ndonjëherë edhe tronditëse, të shohësh se si është transformuar tani.”, shtoi ai.

Fituesi i çmimit EGOT pranoi se nuk kishte parë asnjë shenjë të “fiksimeve” aktuale të West, duke përfshirë “antisemitizmin dhe urrejtjen ndaj vetë komunitetit të tij”.

John Legend ka një teori mbi "degradimin" e mikut të tij

 “Është vërtet e dhimbshme të shohësh degradimin e tij.”

Kur u pyet pse mendon se West ka ndryshuar kaq shumë, Legend u përgjigj:

“Nuk mendoj se jemi të kualifikuar ta analizojmë psikologjikisht atë.”

Megjithatë, ai shtoi: “Pas ndarjes nga jeta e nënës së tij, në vitin 2007, pësoi padyshim një ndryshim. Kjo gjendje e tij filloi që atëherë dhe duket se është përshpejtuar në vitet e fundit.”

Nëna e West, Donda West, vdiq nga një atak kardiak në moshën 58-vjeçare, një ditë pasi iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale estetike, përfshirë liposuksion, heqje barku dhe reduktim të gjoksit.

John Legend ka një teori mbi "degradimin" e mikut të tij

Në nder të saj, West publikoi albumin “Donda” në vitin 2021 dhe “Donda 2” në vitin 2022. Ai gjithashtu e quajti shkollën e tij private të krishterë në Kaliforni, Donda Academy, në kujtim të saj.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy