Horoscope

Kaosi që sjell prapavija e Mërkurit: Gjithçka që duhet të dish!

Kaosi që sjell prapavija e Mërkurit: Gjithçka që duhet
Khadija Horton/Getty

Edhe nëse nuk je ekspert i astrologjisë, sigurisht që ke dëgjuar për prapavijën e Mërkurit dhe reputacionin e famshëm që kjo ngjarje qiellore gëzon. Për shumë njerëz, ky është fenomeni astrologjik që “çmend” jetën e tyre dhe i vihet me/pa të drejtë faji për çdo shqetësim të vogël apo të madh.
 
Kur flasim për një planet që është në prapavijë (po, çdo planet është prapavijë në një moment, jo vetëm Mërkuri! Për shembull, Jupiteri fillon prapavijën sot, më 11 nëntor), në thelb po flasim për një iluzion optik. Në realitet, kjo ndodh kur një planet më i shpejtë kalon pranë një planeti që lëviz më ngadalë. Nga perspektiva jonë në Tokë, duket sikur Mërkuri po ngadalësohet dhe po lëviz mbrapsht në orbitën e tij (edhe pse nga perspektiva e Diellit, kjo nuk ndodh në të vërtetë).
 
Në astrologji, Mërkuri sundon mbi fusha si komunikimi, mënyra se si përpunojmë informacionin, udhëtimet, planifikimet e orareve dhe rutinën tonë ditore. Kur Mërkuri është në prapavijë, mund të ndodhin konfuzione dhe keqkuptime, por nëse kupton më shumë rreth këtij fenomeni, mund të menaxhosh jetën e përditshme me më pak stres.
 
Pse është Mërkuri kaq i rëndësishëm?
 
Në astrologji, Mërkuri është planeti i komunikimit, udhëtimeve të shkurtra dhe mendimit. Ai sundon shenjat si Binjakët dhe Virgjëresha, ndaj lëvizjet e tij ndikojnë më shumë tek këto dy shenja. Kjo do të thotë se gjithçka që lidhet me komunikimin mund të pësojë kaos dhe të ketë keqkuptime të shumta, që lindin nga një fjalë, ose edhe thjesht nga toni i zërit.
 
Si ndikon Mërkuri në prapavijë ne jetën tënde?
 
Prapavija e Mërkurit mund të shkaktojë debate, vonesa dhe konfuzion në jetën tënde të përditshme. Njerëz ose situata nga e kaluara mund të kthehen për të të dhënë një mësim të ri, ose për të nxjerrë në dritë çështje që ende nuk janë zgjidhur.

A kthehen ish-at gjatë kësaj periudhe?
 
Po, shumë njerëz mund të përjetojnë kthimin e një ish-i ose disa ish-miqve gjatë Mërkurit në prapavijë. Këtu përfshihen edhe njohje të vjetra (përfshirë lidhje rastësore) ish-miq, si dhe ish-partnerë romantikë.
 
Çfarë duhet të shmang gjatë kësaj prapavije?
 
- Merr një pauzë përpara se të dërgosh email-e ose kontrollo dy herë para se të nënshkruash një kontratë.

- Planifiko kohë shtesë gjatë udhëtimeve! Pra, kontrollo herë pas here orarin e avionit, ose shko më herët në aeroport.

- Ndrysho takimet e rëndësishme, nëse është e mundur! 5 ditë pas përfundimit të prapavijës është periudha ideale!
 
A ka të mira ky fenomen?
 
Po! Mërkuri në prapavijë është një periudhë e mirë për të rikthyer kujtime të së kaluarës, për shembull duke takuar miq të vjetër ose duke vizituar vende ku je kënaqur më parë. Mund të gjesh diçka që ke humbur më parë ose të marrësh kohë për të rishikuar dhe përmirësuar një projekt të vjetër.
 
Datat e prapavijës për vitin 2025
 
Ky fenomen ndodh tre herë gjatë vitit dhe shpesh mbulohen dy shenja njëherësh (por jo gjithmonë). Deri tani, keni kaluar dy periudhat e para! Tani ka mbetur vetëm një, që po zhvillohet tani dhe zgjat deri më 29 nëntor.
 
14 mars – 6 prill (Peshqit dhe Dashi)
17 korrik – 10 gusht (Gaforrja dhe Luani)
9 – 29 nëntor (Akrepi dhe Shigjetari)
 
Datat e prapavijës për vitin 2026:
 
Shëno këto data në kalendar:
 
26 shkurt – 20 mars
29 qershor – 23 korrik
24 tetor – 13 nëntor

 

REELS

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️