Showbiz

Kësaj radhe mund të ketë marrë me të vërtetë fund mes Elhaidës dhe Ledianit

Kësaj radhe mund të ketë marrë me të vërtetë
Foto: Elhaida Dani, Ledian Agallijaj/ Instagram

Muajt e fundit, Ledian Agallijaj dhe Elhaida Dani (por më shumë kjo e fundit) kanë dhënë disa sinjale, jo fort të qarta, se lidhja e tyre nuk po përjetonte ditët më të mira.

Gjatë muajit dhjetor, Elhaida nuk e ndiqte më Ledianin në Instagram dhe kishte fshirë çdo foto që kishte së bashku me balerinin në profil. Lediani nga ana tjetër jo.

Pati edhe nga ata njerëz që pandehën se veprimi i mësipërm i Elhaidës ishte një taktikë për të rrëmbyer vëmendje, në një kohë të mbushur me angazhime për të, si Festivali i Këngës e më tej turneu i Notre Dame de Paris që këngëtarja do të kryejë në Itali. Kjo sepse, vetëm pak ditë më pas Lediani e postoi Elhaidën në story dhe një video e tyre së bashku në prapaskenat e FiK qarkulloi në internet. Megjithatë nuk pati ripostim story nga Elhaida sepse duh, ajo vazhdonte të mos e ndiqte Ledianin!

Pra nga ana e Elhaidës, mesazhi për një ndarje ka qenë i qartë, por vetëm së fundmi thonë të njëjtën gjë edhe veprimet e Ledianit. Siç mund t'jua ketë marrë mendja tashmë, ai nuk e ndjek më Elhaidën në Instagram dhe ka fshirë (pothuajse) çdo foto me të nga profili i tij. Postimet e vetme përfshijnë ato të performancave të tyre së bashku në "Dancing With the Sars".

Kësaj radhe mund të ketë marrë me të vërtetë

E ftuar gjatë muajit tetor 2025 në "The Dalina Show" me Dalina Buzin, në Andale Media, Elhaida rrëfeu më shumë për historinë e dashurisë me Ledianin, duke pranuar se lidhja e tyre kishte kaluar vështirësitë e veta. 

"Sa herë e shoh, ndonjëherë bëhem egoiste, duke menduar 'unë bëj skenat, bëj këtë, bëj atë, ti çfarë bën?' dhe kemi zëniet tona si çdo çift... po sa herë e shoh, ai hyn në të njëjtën dhomë që jam unë dhe i ndrijnë sytë akoma pas tre vitesh, më bën të kuptoj që është shumë e thjeshtë, është më e thjeshtë se ç'mendojmë," tregoi sinqerisht Elhaida duke u përlotur.

Më tej në bisedë, këngëtarja tregoi se është e vështirë të mbash dhe një karrierë që e do fort, dhe një lidhje me një partner:

"Nuk e mohoj që viti i fundit ka qenë shumë i vështirë për të dy ne. Ai ka impenjimet e tij këtu në Tiranë, unë kam kontrata që s'i ndaloj dot, i kam firmosur me vite. Kam kontrata deri në fund të 2027-ës. Nëse duam të krijojmë familje, nëse duam të krijojmë diçka më stabël, është shumë e vështirë."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elhaida Dani (@elhaidadani93)

Gjithashtu, në ditën e parë të vitit Elhaida tregoi se kishte kaluar një tjetër Vit të Ri vetëm, prej angazhimeve profesionale.

REELS

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Dimri kërkon kujdes ekstra ❄️Renewal Cream nga @jeclaire.al , me qumësht organik gomarice dhe acid hialuronik, ushqen, qetëson dhe hidraton thellë lëkurën, edhe në kushtet më të ashpra të dimrit @dr_ledi @ledismile_estetike

Jacob Elordi dhe Margot Robbie ne premieren e filmit “Wuthering Heights” ne Los Angeles Te dy ♋️ dhe secili ka me shume se 3 planete ne ♋️.

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

This time it may really be over between Elhaida and Ledian.

Kësaj radhe mund të ketë marrë me të vërtetë
Photo: Elhaida Dani, Ledian Agallijaj/ Instagram

In recent months, Ledian Agallijaj and Elhaida Dani (but more so the latter) have given some signals, not very clear, that their relationship was not experiencing the best of days.

During December, Elhaida no longer followed Lediani on Instagram and had deleted every photo she had with the dancer on her profile. Lediani, on the other hand, did not.

There were also those who suspected that Elhaida's above action was a tactic to grab attention, at a time filled with commitments for her, such as the Song Festival and then the Notre Dame de Paris tour that the singer will perform in Italy. This is because, just a few days later, Lediani posted Elhaida on her story and a video of them together behind the scenes of FiK circulated on the internet. However, there was no repost of the story from Elhaida because duh , she continued to unfollow Lediani!

So from Elhaida's side, the message of a breakup has been clear, but only recently have Ledian's actions said the same thing. As you may have guessed by now, he no longer follows Elhaida on Instagram and has deleted (almost) every photo of her from his profile. The only posts include those of their performances together on "Dancing With the Sars".

Kësaj radhe mund të ketë marrë me të vërtetë

Invited during October 2025 to  "The Dalina Show"  with Dalina Buzi, on Andale Media, Elhaida spoke more about her love story with Ledian, admitting that their relationship had overcome its difficulties. 

"Every time I see him, sometimes I get selfish, thinking 'I make the scenes, I do this, I do that, what do you do?' and we have our fights like any couple... but every time I see him, he walks into the same room as me and his eyes still light up after three years, it makes me realize that it's very simple, it's simpler than we think," Elhaida said honestly, breaking down in tears.

Further in the conversation, the singer revealed that it is difficult to maintain both a career that she loves deeply and a relationship with a partner:

"I don't deny that the last year has been very difficult for both of us. He has his commitments here in Tirana, I have contracts that I can't stop, I've signed them for years. I have contracts until the end of 2027. If we want to start a family, if we want to create something more stable, it's very difficult."