Horoscope

Këto shenja e kanë shprehjen “më fal” në majë të gjuhës!

Këto shenja e kanë shprehjen “më fal” në

Nuk ka asgjë të keqe të kërkosh falje, madje është një cilësi e admirueshme që jo gjithkush e ka! Por, mund të ndodh që të kërkoni falje në mes të një bisede që nuk ka asnjë lidhje me ju dhe nëse e bëni shpesh këtë gjë, atëherë kjo fillon të bëhet problem.

Disa njerëz, edhe pa dashje, kërkojnë shpesh falje për shkak të sikletit, tensionit në ajër etj dhe ja ku i ke tre shenjat që e kanë "specialitet" kërkimin e faljes.

Gaforrja

Kjo është një nga shenjat që kërkon më shpesh falje. Gaforret duan që të gjithë të jenë rehat, ndaj ato kanë një dëshirë të lindur për të përmbushur nevojat e të gjithëve në çdo kohë, gjë që i bën këta njerëz t'i japin përparësi ndjenjave të njerëzve të tjerë mbi të tyret.

Peshorja

Të përfaqësuar nga peshorja e drejtësisë, të lindurit e kësaj shenje duan harmoninë dhe ekuilibrin në çdo kohë. Ata marrin përsipër të jenë paqebërësit në situata të vështira, duke u siguruar që të mos marrin anën e askujt dhe të mos lëndojnë askënd. Sapo duket sikur po shqetësojnë dikë, Peshoret kërkojnë falje menjëherë.

Peshqit

Peshqit janë njerëz intuitivë dhe për këtë arsye janë në gjendje të zbulojnë kur dikush ndihet i shqetësuar ose i bezdisur. Si shenjë uji, Peshqit janë jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe nuk mund ta durojnë idenë se kanë lënduar ndjenjat e dikujt tjetër. Peshqit besojnë te karma, por në çdo raport qoftë individual apo shoqëror, ata janë të parët që kërkojnë falje.

REELS

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞

POV: thua “vetëm një copë”, por Krostata me fiq ka plane të tjera. 👀🤎

Si i bëhet në këto raste? 😂

POV: Garderoba jote sapo kërkoi një upgrade. 🛍️✨ Summer Sale në @fashionandfriends_al në TEG ka nisur, me ulje deri në 60%. Mos bëj scroll shumë gjatë, se outfitet më të mira zhduken sa hap e mbyll sytë. 👀

Përpjekja e Usher për të krijuar një moment sensual me një fanse në skenë mori një kthesë të sikletshme gjatë koncertit që ai mbajti së bashku me Chris Brown në Nashville, të shtunën. Këngëtari tentoi të bënte një kërcim provokues gjatë interpretimit të këngës “Can U Handle It?”, një moment tashmë i zakonshëm në koncertet e tij. Por sapo kuptoi se ajo ndihej dukshëm në siklet, ai e ndërpreu menjëherë performancën me të dhe kërkoi që ajo të shoqërohej jashtë skenës. Fansa, e identifikuar më vonë si Gabrielle Cheyenne, ka rrëfyer versionin e saj për TMZ. Ajo tha se, megjithëse e dinte se mund të zgjidhej për t’u ngjitur në skenë, nuk e dinte se me cilin nga dy artistët do të përballej dhe se kishte shpresuar të ishte Chris Brown. “Unë shkova në koncert vetëm për Chris Brown,” tha ajo. “Nuk kam asgjë kundër Usher.” “Megjithatë, reagimi im do të kishte qenë krejt ndryshe po të ishte Chris Brown. Nuk do të isha ngrirë apo të ndihesha në atë mënyrë.” 📸 @entertainmenttonight