Hëna e plotë në shenjën e Luanit na ndihmoi të kuptojmë pse ngjarjet e fundit ndodhën ashtu siç ndodhën dhe çfarë mund të mësojmë prej tyre. Energjia e kësaj shenje na përfshin më thellë dhe bën që përjetimet të ndihen shumë personale.
Katër shenja horoskopi kuptojnë çfarë kanë arritur, dhe suksesi është më afër se kurrë për to.
1. Gaforrja
Më 2 shkurt, universi ju bekon ju, Gaforre. Do të ndjeni siguri dhe më shumë besim në vete, pasi keni kuptuar se keni marrë vendimin e duhur. Çdo gjë që keni kaluar për të arritur këtu ia ka vlejtur.
Kjo qetësi do të jetë si paqe për ju pasi po hiqni dorë nga dyshimet e së shkuarës.
Ndiheni më të sigurt për t’i besuar instinkteve tuaja, sepse dukshëm diçka po funksionon mirë. Një hap i sigurt çon në shumë të tjerë dhe, pa e kuptuar, po jetoni jetën që kaq shumë e kishit dëshiruar.
2. Virgjëresha
Kjo hënë e plotë në shenjën e Luanit ju ndihmoi të kuptonit rritjen, Virgjëreshë. Filloni të ndërgjegjësoheni mbi çdo hap që keni bërë për të arritur këtu ku jeni.
Më 2 shkurt zbuloni se diçka që mendonit se nuk do të zgjidhej, në fakt ka qenë duke u përmirësuar gjatë gjithë kohës. Çfarë bekimi! Kjo ju tregon se ndonjëherë koha është çelësi i gjithçkaje. Disa gjëra thjesht kërkojnë durim për të dhënë frytet e tyre.
Ky bekim ju mundëson të ndaloni analizimin e çdo detaji. Jo gjithçka ka nevojë për rregullim, Virgjëreshë dhe ky përfundim ju lehtëson nga çdo mendim që deri më tani ka qenë një barrë e madhe për ju. Nëse besoni pak në vetvete do të arrini shumë.
3. Shigjetari
Mënyra se si ju po i shikoni gjërat po ndryshon, Shigjetar. Më 2 shkurt, filloni të kuptoni se si funksionojnë vërtet gjërat. Kjo ju lejon të jeni të sinqertë me veten mbi gabimet e së kaluarës.
Një përvojë zhgënjyese që kaluat së fundmi duket sikur duhej të ndodhte. Në një farë mënyre, i shpëtuat një situate të keqe dhe për këtë ndiheni mirënjohës.
Ky ndryshim në mënyrën e të kuptuarit është një bekim që universi ju dhuron. Ai ringjall entuziazmin tuaj. Nuk keni frikë nga ajo që vjen më pas, sepse tani e dini që çdo situatë që kaloni në fund të ditës mbetet një mësim me vlerë për ju. Më në fund jeni gati të mësoni.
4. Peshqit
Më 2 shkurt, filloni të ndjeni një energji shumë pozitive, Peshq. Këtë energji do të jeni të aftë ta përdorni në mënyrën e duhur. Teksa merrni më të mirën prej saj, sërish po përpiqeni të ruani një lloj ekuilibri.
Ndiheni të përqendruar dhe kur kjo ju ndodh gjëra edhe më të bukura vijnë për ju. Gjëra magjike, misterioze dhe të fuqishme.
Ju besoni prandaj arrini çdo gjë. Gjithçka është mirë në botën tuaj dhe do të bëni çmos që të mbetet kështu. Pozitiviteti është bekimi juaj, Peshq.
