Showbiz

Khëm-khëm! Bes Kallaku foli (tërthorazi) për të shkuarën (Xhensilën)

Khëm-khëm! Bes Kallaku foli (tërthorazi) për të

Bes Kallaku, i ftuar në podkastin e Grida Dumës, në njëfarë mënyre foli për Xhensilën, duke na treguar se në fakt, e shkuara për të ka kaluar. Ai, pa e thënë direkt, e bëri të qartë që historia me ish-bashkëshorten është një kapitull i mbyllur. Ose mbase na ka folur në përgjithësi, por që pjesë e së shkuarës është edhe Xhensila!

“E shkuara ime është e vdekur. Unë po jetoj të sotmen. Unë nuk jam askushi por prezenca ime në jetën e disa njerëzve ua ka bërë jetën më të bukur atyre.”-”, u shpreh ai, duke shtuar më tej, se nuk e cilëson veten një njeri të jashtëzakonshëm, por një person që ka lënë gjurmë pozitive në jetët e të tjerëve.

Besi gjithashtu foli edhe për zhgënjimet që mund të ketë hasur gjatë jetës, duke u shprehur:

“Zoti është me mua, (ndaj) kush mund të jetë kundër meje? Përveçse u kam dhënë dorën, u kam dhënë edhe bukën. Sado të zgjasë nata, do lindë dielli, do të vijë dita. Sa armiq që kemi dhe sa “miq-armiq” që kemi përreth. Pasuria ime më e madhe janë dy fëmijët e mi, nëna dhe babai im. E marrim jetën për të mirëqenë. Sikur s’do na ndodhë kurrë e keqja”, tha aktori i humorit, duke përmendur edhe largimin e beftë të Shpat Kasapit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GridaDuma_Podcast (@gridaduma_podcast)

Sa i përket ish-çiftit të njohur, Xhensila dhe Besi u divorcuan, pas qindra lajmeve të pakonfirmuara për një krizë mes tyre. Ata bashkëprindërojnë për fëmijët e tyre, Ajka dhe Amen.

REELS

Rigjenerim. Vetëbesim. Kënaqësi. 💫 Shëndeti vaginal ndikon direkt në kualitetin e marrëdhënies tuaj intime. Mos neglizhoni veten! Zbuloni se si pajisja Revigen ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe përmirësimin e jetës në çift.

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.