Showbiz

Khëm-khëm! Mos po ndodh një romancë mes Zoë Kravitz dhe Austin Butler?

Khëm-khëm! Mos po ndodh një romancë mes Zoë Kravitz dhe
Getty Images

Një tjetër ditë, një tjetër përditësim për thashethemet që nuk po shuhen për një lidhje të mundshme mes Zoë Kravitz dhe Austin Butler.
 
Ja një përmbledhje e shpejtë për gjithçka që ka ndodhur deri tani, nëse s’ishe në dijeni:
 
Zoë dhe Austin luajnë rolin e dy të dashuruarve në filmin e ri “Caught Stealing” dhe fotot e tyre duke u puthur gjatë një skene qarkulluan kohë më parë, teksa ishin në xhirime. Gjë që... natyrisht bëri që të gjithë të mendonin se ishin në një lidhje edhe në jetën reale.

Khëm-khëm! Mos po ndodh një romancë mes Zoë Kravitz dhe
 
Në prill, The Sun raportoi se "Austin dhe Zoë kanë kaluar kohë bashkë javët e fundit" dhe se "ata kuptohen shumë mirë”.

“Kimia mes tyre është po aq e fortë jashtë ekranit sa edhe në të. Austin dhe Zoë po e mbajnë të fshehtë dhe nuk po i vënë një ‘emër’ kësaj marrëdhënieje për momentin."

Kalojmë tani në të tashmen! Zoë me Austin janë parë bashkë në New York, në “Viola’s Room”. Edhe pse regjisori Darren Aronofsky ishte me ta, çifti u pa gjithashtu, sipas Page Six, duke u larguar së bashku pas eventit.
 
Pra... a janë në një lidhje?

Khëm-khëm! Mos po ndodh një romancë mes Zoë Kravitz dhe

Sipas TMZ, jo, janë thjesht miq të mirë. TMZ thotë se ka folur me “disa burime” që pretendojnë se “Austin dhe Zoë janë thjesht miq dhe nuk janë në një lidhje siç po pretendojnë disa persona dhe thashetheme.”
 
Po ashtu, u tha se Darren u largua nga eventi me ta, duke shtuar se kjo "nuk ishte aspak një takim romantik."
 
Megjithatë, duket se si Austin ashtu edhe Zoë janë beqarë… megjithëse Zoë është parë kohët e fundit me Noah Centineo, ndaj nuk mund të thuhet me siguri!

 

REELS

@orindahuta you lucky woman! 🧿 *Te plote intervistën e gjeni te “Dalina Show” në Youtube/Andale

Fushatat promocionale të Anabel janë këtu për t’i dhënë dritë markës tënde këtë fundvit! 🎁🎄 Zbulo i pari si mund të bëhesh pjesë! 📞 +355 69 707 0150 #AnabelHolidayCollabs

Ç’kod veshjeje! 😼

✨ Çdo ide fillon me një ëndërr, por bëhet realitet kur njerëzit bashkohen për ta ndërtuar. Java Globale e Sipërmarrjes bën bashkë njerëz me ide, vizion dhe guxim për të formësuar të ardhmen e biznesit në Shqipëri. 💡 Një javë plot frymëzim, bashkëpunim dhe energji pozitive. @delinaibrahimaj @startup_albania_agency @mei.gov.al

POV: Po fle te gjyshërit në fshat

👀 Për çfarë po flasin? 👀

Mos zgjidhni më lodra vetëm se janë “të bukura”. Zgjidhni ato që formojnë trurin, emocionin dhe kujtimet. Na shkruaj moshën e fëmijës dhe ne do të të ndihmojmë të gjesh lodrën që bën diferencën. @noahs.ark.al – Loja që formon të ardhmen.

Njësoj motër, njësoj.

Vlerësojini gratë sa i keni në këtë jetë.

S’kisha lekë për terapi dhe