
Për ca vite nuk do t’i harrojmë dot sherret e Gerta Gixharit dhe Rozana Radit në “BBVA 4”, si dhe thumbat e tyre, por duket se Top Channel ka në plan t’i rikthejë sërish përballë njëra-tjetrës, të paktën kështu thonë zërat vërdallë.
Sipas “Prive”, Gerta dhe Rozana mund të jenë në rolin e moderatoreve në programin “Goca dhe Gra”. Gerta ishte edhe edicionin e kaluar, ku ndau panelin me Egla Cenon, Loredana Bratin, Kleoniki Delijorgjin, si dhe Rudina Dembacajn.
Këtë sezon, përflitet se do të jenë në karriget e panelistëve emra si:
Ema Andrea
Anila Basha
Rozana Radi
Sherina Spahiu
Gerta Gixhari
“Goca dhe Gra” do të nisë më 30 shtator dhe me thënë të drejtën, do të donim të shihnim ende thumba mes gocave, hehe.