
Betim Januzi, a.k.a Buta, mund të jetë arrestuar, pas një aktakuze të ngritur nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, për armëmbajtje pa leje dhe shitje dhe blerje të lëndëve narkotike.
Sipas “Prive”, reperi i njohur është ndaluar më 11 shtator dhe gjendet në paraburgim, duke shtuar se lajmi është konfirmuar nga Burim Çerkini, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
“Ai është në paraburgim për më shumë se një javë”, pretendohet se është shprehur Burimi.
Ende nuk dihen të tjera detaje nga arrestimi i reperit, por sapo të marrim vesh diçka, do t’ju informojmë, domosdo!