Showbiz

Klodiana Lala flet për atentatin: “Më vranë aludimet, s'flija dot më te prindërit”

Klodiana Lala flet për atentatin: “Më vranë aludimet,
Foto: Klodiana Lala, Dalina Buzi në "The Dalina Show/ Andale Media

Gazetarja Klodiana Lala ishte e ftuar në emisionin “The Dalina Show” në Andale Media, ku foli hapur për atentatin me kallashnikov ndaj shtëpisë së prindërve të saj, një ngjarje e rëndë që ndodhi gjashtë vite më parë dhe që la pas tronditje në jetën e saj dhe familjes.

Ngjarja ndodhi 6 vite më parë, ku shtëpia e prindërve të saj u qëllua me 10 plumba kallashnikovi. Klodiana vetë nuk ndodhej në banesë në atë moment, por brenda ishin vajzat e saj, prindërit dhe katër persona të tjerë. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar.

E pyetur nga Dalina Buzi nëse çështja është zgjidhur, Klodiana tha:

“Jo, vijon nën hetim. Është një çështje që u përket autoriteteve. Patjetër që autoritetet kanë punuar fillimisht me sa jam informuar.”

Ajo tregoi më pas për përjetimin e saj emocional dhe ndikimin që kjo ngjarje pati në jetën e saj personale:

“Ka qenë një ngjarje tronditëse patjetër. Më është dashur kohë e gjatë ta marr veten pavarësisht se nuk e kam shfaqur në ekran.”

Lala zbuloi për herë të parë se pas ngjarjes i ishte dashur një kohë e gjatë për t'u ndjerë mirë teksa vizionte prindërit e saj:

“Pas asaj ngjarjeje, pavarësisht se jam rikthyer të raportoj, dhe nga njëra anë më bëri të fortë dhe më bëri të kuptoj që nëse je me të vërtetën, patjetër që duhet ta thuash atë dhe unë do ta them me të gjitha çmimet, nga ana tjetër, nuk e kam thënë kurrë dhe do ta them sot dhe ndoshta familja ime lëndohet, unë për një kohë të gjatë nuk shkoja më të flija te shtëpia e prindërve, kisha një lloj fobie dhe stepjeje brenda vetes. Më është dashur shumë kohë që ta bindja veten që po, mund të shkoj dhe të fle atje.”

Në intervistë, ajo vendosi të adresojë edhe aludimet e vazhdueshme që janë bërë në media dhe rrjete sociale, përfshirë edhe pretendimin se atentati ishte inskenuar prej saj për të kërkuar azil politik në Angli, me qëllimin për "të marrë letrat":

“Ta sqaroj një herë e mirë këtë histori? Se ma thanë edhe para ca kohësh në studio. Unë jam e martuar me një shqiptaro-britanik, pra është një djalë i lindur në Shqipëri, është shkolluar, është larguar nga Shqipëria, ka jetuar dhe vazhdon tani herë pas here të jetojë atje [Angli].

Me pasaportë britanike, vajzat e mia kanë pasaportë britanike dhe pasaportë shqiptare, kështu që unë mund ta marr dhe të shkoj atje pa asnjë lloj problematike dhe më ka vrarë fillimisht ajo gjë kur e kam dëgjuar, por them njerëzit e kuptojnë të vërtetën, unë të vërtetën e kam thënë me gjithë forcën time, dhe mendoj që jetoj tamam në modestinë që i takon një gazetari për të jetuar.

E kam thënë shpesh dhe do ta përdor se më pëlqen shumë kjo shprehja: ‘Pushka top le t'u bahet’. Nuk më intereson më asgjë çfarë thuhet.”

Ngjarja e vitit 2018

Më 30 gusht 2018, në orët e para të mëngjesit, shtëpia e prindërve të Klodiana Lalës u qëllua me breshëri automatike. Në momentin e sulmit ndodheshin brenda tetë persona, përfshirë vajzat e saj. Në një reagim publik atëherë, Klodiana tha se "ajo dhe familjarët e saj nuk kishin asnjë konflikt personal" dhe "dyshonte se sulmi vinte si pasojë e punës së saj si gazetare".

Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë:

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Klodiana Lala talks about the assassination: "The insinuations killed me, I couldn't sleep with my parents anymore"

Klodiana Lala flet për atentatin: “Më vranë aludimet,
Photo: Klodiana Lala, Dalina Buzi on "The Dalina Show/ Andale Media

Journalist Klodiana Lala was invited to "The Dalina Show" on Andale Media, where she spoke openly about the Kalashnikov attack on her parents' house, a serious event that occurred six years ago and left a shock in her life and that of her family.

The incident happened 6 years ago, when her parents' house was shot with 10 Kalashnikov bullets. Klodiana herself was not in the apartment at the time, but her daughters, parents and four other people were inside. Fortunately, no one was injured.

Asked by Dalina Buzi if the issue has been resolved, Klodiana said:

"No, it remains under investigation. It is a matter for the authorities. The authorities have certainly been working on it initially, as far as I am informed."

She then spoke about her emotional experience and the impact this event had on her personal life:

"It was definitely a shocking event. It took me a long time to recover from it, even though I didn't show it on screen."

Lala revealed for the first time that it took her a long time to feel good after the event as she saw her parents:

"After that event, even though I returned to reporting, and on the one hand it made me strong and made me understand that if you are with the truth, you definitely have to tell it and I will tell it at all costs. But on the other hand, I have never said it and I will say it today and maybe my family will be hurt, for a long time I did not go to sleep at my parents' house, I had a kind of phobia and steppe inside me. It took me a long time to convince myself that yes, I can go and sleep there."

In the interview, she also decided to address the constant insinuations that have been made in the media and social networks, including the claim that the assassination was staged by her to seek political asylum in England, with the aim of "getting the papers":

"Should I explain this story once and for all? They told me this some time ago in the studio. I am married to an Albanian-British man, so he is a boy born in Albania, he was educated, he left Albania, he lived and now continues to live there [England] from time to time."

With a British passport, my daughters have a British passport and an Albanian passport, so I can take it and go there without any problems and it killed me at first when I heard it, but I say people understand the truth, I have told the truth with all my strength, and I think I live exactly in the modesty that a journalist deserves to live.

I've said it often and I'll use it because I really like this expression: 'Let them have cannons.' I don't care what anyone says anymore.”

Event of the year 2018

On August 30, 2018, in the early hours of the morning, the house of Klodiana Lala's parents was hit by automatic gunfire. At the time of the attack, eight people were inside, including her daughters. In a public statement at the time, Klodiana said that "she and her family had no personal conflict" and "suspected that the attack was a result of her work as a journalist."

You can watch the full interview below: