Showbiz

Komenti i Arbanës për Ben Blushin: Sa i drejtë është?

Komenti i Arbanës për Ben Blushin: Sa i drejtë është?

Në epokën e rrjeteve sociale, një frazë e thënë nga një figurë publike mund të përhapet me shpejtësi marramendëse dhe të kthehet në një “të vërtetë” kolektive, edhe kur ajo nuk është gjë tjetër veçse një preferencë personale. Një shembull së fundmi është komenti i Arbana Osmanit për Ben Blushin si shkrimtar.

Në Instagram, ajo shprehu admirim për Blushin si shkrimtar, duke e cilësuar si “një nga shkrimtarët më të mirë, ndoshta më i miri”. Në thelb, një koment i sinqertë, njerëzor dhe plot të drejtë, por që hapi diskutime në komente. Më poshtë po analizojmë pikërisht këtë dukuri.

Komenti i Arbanës për Ben Blushin: Sa i drejtë është?
Komenti i Arbanës për Ben Blushin: Sa i drejtë është?
Komenti i Arbanës për Ben Blushin: Sa i drejtë është?

Vlen të theksohet se një deklaratë e tillë nuk përbën problem në vetvete: Arbana ka të drejtë të pëlqejë një autor, ta vlerësojë dhe madje ta konsiderojë si “më të mirin” sipas shijes së saj. Letërsia është thellësisht subjektive. Edhe vetë Blushi, gjatë intervistës në “Mirëmbrëmja yje”, u shpreh se e konsideron veten kështu dhe kjo është plotësisht e drejtë e çdo autori. Çdo krijues ka të drejtë të besojë në vlerën e punës së tij. Problemi nuk qëndron këtu.

Por çfarë ndodh kur një opinion personal shprehet nga një figurë me ndikim të madh si Arbana, e cila vetëm në Instagram ndiqet nga mbi një milion njerëz?

Mbiemri në shkallën sipërore “më i miri” nuk është thjesht kompliment. Siç u përmend më lart, kur përdoret nga një person publik, sidomos një figurë mediatike e fuqishme, ai fillon të marrë peshë që shkon përtej preferencës personale. Letërsia nuk është garë sportive që të shpallet “fituesi”; “më i miri” nuk është kategori e matshme; dhe lexuesi i zakonshëm mund të drejtohet pa vetëdije drejt një autori, vetëm sepse një figurë publike e ka vulosur me këtë term.

Për të arritur në një përfundim të tillë, dikush duhej të kishte lexuar të gjithë letërsinë bashkëkohore shqiptare, një mision pothuajse i pamundur për çdo individ. Është vështirë të besohet se Arbana i ka lexuar të gjithë shkrimtarët e sotëm shqiptarë. Aq më tepër që shumë autorë të talentuar nuk kanë miq me ndikim mediatik, nuk shfaqen në talk-show, nuk kanë publicitet, por megjithatë shkruajnë vepra me vlerë të lartë artistike.

Pikërisht për këtë arsye, deklarata të tilla, edhe kur janë sinqerisht personale, krijojnë një lloj “padrejtësie” mes autorëve të njohur dhe atyre të padukshëm mediatikisht.

Ben Blushi është pa dyshim një autor me stil, origjinalitet dhe tematikë të veçantë. Ka admirues të shumtë dhe libra që kanë bërë jehonë. Por “më i miri” është një etiketë që kufizon panoramën e letërsisë shqipe. Ka prozatorë të tjerë po aq të denjë. Do të përmendim vetëm disa prej tyre, duke kërkuar paraprakisht ndjesë për çdo emër të papërfshirë, pasi lista nuk është hierarkike: Fatos Kongoli, Agron Tufa, Artan Fuga, Durim Taçi, Gazmend Krasniqi, Ridvan Dibra, Besnik Mustafaj, Visar Zhiti, Tom Kuka, Flutura Açka etj. Letërsia shqipe bashkëkohore pasurohet kur hapet, jo kur hierarkizohet me mbiemra në shkallën sipërore.

Cila nga këto deklarata përfaqëson më mirë mendimin tënd?

Poll

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!