
Kourtney Kardashian po kalon gjithnjë e më pak kohë me klanin e saj televiziv dhe sipas burimeve pranë saj, ajo nuk ka qenë kurrë më e lumtur që kur është shkëputur nga stili i jetesës i familjes Kardashian-Jenner.
Sipas burimeve, vajza më e madhe e Kris Jenner ka zgjedhur një rrugë të ndryshme nga motrat e saj.
“Kourtney është distancuar prej kohësh dhe mendon se është më mirë kështu,” thotë një burim për mediat.
“Ajo mendon se loja e famës ka dalë jashtë kontrollit dhe nuk ka më interes të jetë pjesë e këtij cirku.”
Në këtë pikë të jetës së saj, burimi thotë se Kourtney, 46 vjeç, e shikon me një lloj mosmiratimi mënyrën se si Kim Kardashian, 44, dhe Kylie Jenner, 28, përpiqen të marrin vëmendje në rrjete sociale, shpesh “gjysmë të zhveshura” për vëmendje.
“I duket vulgare.”
E martuar prej tre vitesh me bateristin e Blink-182, Travis Barker, dhe nënë e një djali të vogël, Rocky, që erdhi në jetë në nëntor 2023, Kourtney duket se ka gjetur qetësinë që kërkonte. Ajo është gjithashtu nënë e Mason (15), Penelope (13) dhe Reign (10), nga lidhja me ish-partnerin Scott Disick.
“Ajo ka përqafuar një mënyrë jetese shumë më të thjeshtë dhe të balancuar,” shton burimi.
Sot, prioriteti i saj është familja dhe jo më filtrat në Instagram.
“Nuk i intereson më si duket në rrjete sociale. Madje beson se edhe motrat e saj do të ishin më të lumtura po të ndiqnin shembullin e saj,” – thotë burimi.
Në sytë e Kourtney-t, familja e saj nuk ka më nevojë për më shumë para, por ka nevojë të jetojë jetën e vërtetë.
Mungesa e saj ra në sy së fundmi në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia, Itali, ku të pranishme ishin nëna e saj Kris, si dhe Kim dhe Khloé Kardashian.
“Ajo mendonte se dukeshin qesharake, teksa përpiqeshin të spikasnin në atë event plot yje,” – shton burimi.
“Janë gjithmonë duke filmuar, përgatitur për të filmuar, ose duke rregulluar çfarë kanë filmuar. Është një rreth narcizmi pa fund. Kourtney është lodhur nga kjo dhe nuk e përballon më.”
Ndaj edhe ka vendosur të tërhiqet nga seriali ‘The Kardashians’, sepse, siç thotë burimi, “ajo ka gjëra më të rëndësishme për të bërë me kohën e saj.”