
Brad Pitt po përpiqet të vazhdojë normalisht jetën e tij pas përfundimit të procesit të gjatë të divorcit nga Angelina Jolie. Megjithatë, sipas një burimi anonim për US Weekly, aktori 61-vjeçar është ende i rënduar emocionalisht nga gabimet e së kaluarës dhe pasojat që ato kanë lënë në jetën e tij personale.
"Ai e donte Angelina-n dhe e di që bëri gabime," thotë burimi.
Gabimi që ai vuan më shumë, sipas të njëjtit burim, është prishja e marrëdhënieve me gjashtë fëmijët e tij: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox e Vivienne. Disa prej tyre kanë folur publikisht kundër tij, ndërsa të tjerë kanë vendosur të ndryshojnë mbiemrat, duke shkëputur çdo lidhje me të.
Ish-çifti nisën historinë e tyrë të dashurisë gjatë xhirimeve të filmit Mr. & Mrs. Smith në vitin 2005 dhe u martuan në vitin 2014. Por vetëm dy vite më vonë, Jolie kërkoi divorcin pas një incidenti të tensionuar në një avion privat, ku ajo e akuzoi Pitt për sjellje të dhunshme dhe të papërmbajtur ndaj saj dhe fëmijëve, teksa ishte i dehur. Ky incident, së bashku me betejat e mëvonshme ligjore, ndikuan thellë në marrëdhënien e aktorit me fëmijët e tij. Sipas burimit, ai ndjen se lidhja me ta "nuk mund të rregullohet më", dhe kjo është pendesa më e madhe e jetës së tij.
“Gjyqi ka mbaruar, por pa fitues.”
Edhe pse është shprehur i lehtësuar që procedurat ligjore më në fund përfunduan, Pitt e di se do t’i duhet të jetojë me pasojat e atyre viteve për pjesën tjetër të jetës. Megjithatë, ka bërë hapa të rëndësishëm drejt përmirësimit personal. Aktori është tani ka hequr dorë nga alkooli dhe ka folur hapur për përvojën e tij në një podcast me Dax Shepard, ku tha se kishte kaluar një periudhë shumë të errët, por transformuese në jetën e tij.
Brad Pitt, një nga aktorët më të njohur dhe të dashur, është përballur prej vitesh me sfida të mëdha në jetën personale. Lidhja dhe ndarja e tij nga Angelina Jolie u kthye në një nga ndarjet më të komentuara në media, jo vetëm për famën e çiftit, por edhe për çështjet serioze ligjore dhe familjare që e shoqëruan. Për shumë vite, ai u portretizua si përgjegjësi kryesor i prishjes së familjes së tyre.