SHBA urdhëron largimin e stafit nga Lindja e Mesme për shkakqe sigurie
Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar largimin e një pjese të stafit dhe familjarëve të tyre nga ambasadat në Lindjen e Mesme, për shkak të rritjes së rrezikut në rajon.
Ky vendim vjen në një moment tensionesh të larta, ndërsa bisedimet bërthamore mes SHBA-së dhe Iranit duket se kanë ngecur.
Departamenti i Shtetit njoftoi të mërkurën se do të evakuojë pjesërisht stafin nga ambasada amerikane në Bagdad, duke theksuar se masa synon të "mbrojë qytetarët amerikanë,
Aeroplani i “Air India” rrëzohet gjatë ngritjes, një i mbijetuar mes 244 personave në bord
Një aeroplan i kompanisë ‘Air India”, me destinacion Londrën dhe me 232 pasagjerë dhe 12 anëtarë ekuipazhi në bord, është rrëzuar gjatë ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit të enjten.
“Air India”, megjithëse raportoi shifra të ndryshme nga autoriteti kombëtar i aviacionit civil, deklaroi se në bord ndodheshin gjithsej 242 persona, përfshirë ekuipazhin.
Sipas kompanisë, në bord ndodheshin 169 shtetas indianë, 53 britanikë, një kanadez dhe shtatë portugalezë.
Fillimisht policia njoftoi se nuk kishte të mbijetuar, por më pas autoritetet konfirmuan se një pasagjer kishte shpëtuar dhe është shtruar në spital.
Izraeli sulmon Teheranin, konfirmohet vdekja e liderit të Gardës Revolucionare
Shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin iranian, Teheran, pasi Izraeli deklaroi se kishte ndërmarrë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Iranit. Mediat shtetërore iraniane raportuan për shpërthime në pjesët verilindore të qytetit.
Gjenerali Hossein Salami, komandanti i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), është konfirmuar i vdekur nga mediat zyrtare iraniane. Gjithashtu dy zyrtarë të tjerë dhe dy shkencëtarë bërthamorë besohet se janë vrarë.
Teherani ka premtuar një përgjigje të fortë, duke e konsideruar sulmin një përshkallëzim të rëndë të situatës.
Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) konfirmoi të premten në mëngjes se një objekt i pasurimit të uraniumit në Natanz ishte goditur nga një sulm izraelit.
CIA deklasifikon dokumente për atentatin ndaj Senatorit Robert F. Kennedy
CIA publikoi 54 dokumente të deklasifikuara lidhur me atentatin ndaj Senatorit Robert F. Kennedy, pas një urdhri të presidentit të SHBA, Donald Trump, në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv Nr. 14176.
Publikimi përfshin rreth 1,450 faqe materiale historike që për herë të parë bëhen të disponueshme për publikun.
Këto dokumente vijnë si plotësim i mijëra faqeve të dorëzuara më parë nga CIA pranë Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe Administratës së Arkivave Kombëtare, si pjesë e procesit të hapjes së dosjeve të lidhura me Presidentin John F. Kennedy gjatë këtij viti.
Për herë të parë, dokumentet zbulojnë se Senatori Kennedy kishte ndarë me CIA përvojat e tij nga udhëtimet në Bashkimin Sovjetik, duke reflektuar përkushtimin e tij patriotik ndaj vendit.