
Shumica prej nesh e kanë dhënë një premtim duke lidhur gishtin e vogël me një person tjetër (i quajtur “pinky promise”) ose të paktën ka dëgjuar për të.
Sa herë i keni treguar një sekret shoqes ose shokut tuaj më të mirë dhe e keni vulosur me një pinky promise?
Historia pas pinky promise
Një prejardhje e mundshme e këtij premtimi tradicional është nga Japonia, i njohur me emrin “yubikiri”, që do të thotë “prerje gishti”. Thuhej se nëse dikush e thyente një pinky promise, duhej të priste gishtin e vogël në shenjë dënimi. Po, është e frikshme, apo jo? Disa madje thonë se ky premtim u krijua nga mafia japoneze, Yakuza.

Rëndësia e pinky promise sot
Në kohët moderne, sidomos mes miqve të ngushtë, është bërë një mënyrë informale për të bërë një premtim. Duhet të falënderojmë yjet që ky premtim nuk kërkon më sakrifikimin e gishtit tonë më të vogël, përndryshe do të na ishte zhdukur me kohë!
Një gjë është e sigurt: gishtin tonë të vogël të dashur e ndjek një e kaluar e errët.
Alternativa ndaj pinky promise
Në rast se nuk i dinit, ja disa alternativa interesante ndaj pinky promise:
1. Në kulturën e lashtë hebraike, nëse dikush donte të bënte një betim ose premtim, duhej të prekte kofshën e personit tjetër e pastaj të bënte premtimin.
2. Të shkruaje një betim me gjak.

Fatmirësisht, me kalimin e kohës, kjo traditë e çuditshme është shndërruar në thjesht një mënyrë simbolike për të bërë një premtim. Megjithatë, herën tjetër që mendoni të thyeni një pinky promise, ndoshta do ta mendoni edhe një herë veprimin tuaj pas këtij artikulli.






