News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Donald Trump/ Elon Musk & Andrew/ Netanyahu/ Flota

Donald Trump thotë se po bëhen bisedime intensive për luftën Izrael-Hamas

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Donald Trump është shprehur se po bëhen bisedime intensive, të cilat synojnë sigurimin e një marrëveshjeje armëpushimi për lirimin e pengjeve izraelitë dhe që lufta në Gaza të marrë fund. Në rrjetin e tij social, Truth, Trump u shpreh se prej 4 ditësh janë duke u zhvilluar këto biseda, të cilat do të vijojnë derisa të ketë një marrëveshje të suksesshme mes palëve.

Presidenti amerikan u shpreh se të gjitha vendet në rajon përfshihen në këto bisedime dhe se Hamasi është në dijeni të këtyre bisedave.

“Të gjithë janë të lumtur që ta lënë pas këtë periudhë vdekjeje dhe errësire. Është një nder të jesh pjesë e këtyre negociatave. Duhet t’i kthejmë pengjet dhe të sigurojmë një paqe të përhershme dhe afatgjatë,” theksoi Trump.

Elon Musk dhe princ Andrew janë përmendur në dosjet e Epstein

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Elon Musk dhe princ Andrew janë përmendur në dosjet e Epstein, të dorëzuara nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA. Në dosje përmenden emra dhe fakte që lidhen drejtprërdrejt me abuzuesin dhe pedofilin e ndjerë, Jeffrey Epstein.

Emri i Musk përdoret në një prej axhendave të Jeffrey Epstein dhe shkruhet:  “Kujtesë: Elon Musk në ishull, 6 dhjetor (a është ende e vlefshme kjo?)”.

Andrew përmendet në një manifest fluturimi nga Neë Jersey në Florida, në maj të vitit 2000, udhëtim i konfirmuar edhe nga vetë pallati Buckingham. Në dosje përmendet edhe një planifikim për të ngrënë mëngjes me themeluesin e Microsoft, Bill Gates, i cili më tej e cilësoi këtë takim si “një gabim”.

Përfaqësuesit braktisin sallën e OKB-së, gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Benjamin Netanyahu ka mbajtur fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por sapo ai ka marrë fjalën, përfaqësuesit kanë bërë një akt proteste, duke u çuar nga salla dhe refuzuar të dëgjojnë.

Veprimi është simbolik dhe lidhet me thirrjet që kombe të ndryshme kanë bërë kundër gjenocidit në Gaza, si dhe shkaktimin e urisë, e cila ka sjellë vdekjen e shumë palestinezëve. Megjithatë, kjo nuk e ndaloi kryeministrin izraelit që të thotë fjalën e tij dhe qëndrimin kundër njohjes së shtetit të Palestinës nga Franca dhe Britania e Madhe.

Gaza/ Flota me ndihma niset drejt territorit të Gazës

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një flotë me anije ndërkombëtare, të mbushura me ndihma humanitare për popullin palestinez, u nisën nga ujërat greke, duke injoruar paralajmërimet se autoritetet e Izraelit do të ndalojnë hyrjen e çdo anije në brigjet e Gazës.

Flota në fjalë përbëhet nga 50 anije civile dhe ka si qëllim të thyejë bllokadën e vendosur nga Izraeli. Në këto anije po udhëtojnë aktivistë, mbështetës së kauzës, parlamentarë dhe Greta Thunberg.

REELS

S’kisha lekë për terapi dhe

😂😂😂

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼