News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Iran/ Gjeorgji/ Nepal/ SHBA

Iran/ Teherani po përballet me krizë uji; kërkohet evakuuimi i njerëzve

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Masoud Pezeshkian, presidenti i Iranit, ka dhënë një deklaratë ku është shprehur se vendi nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, përveçse i gjithë kryeqyteti të zhvendoset në jug të vendit, pasi po përballet me mungesën e ujit dhe banorët ndihen të kërcënuar nga rreziku i fundosjes së tokës.

Presidenti u shpreh se propozimi i ishte paraqitur liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei qysh prej vitit të kaluar, duke shtuar se ideja e tij ishte kritikuar, por nga ana tjetër, bëri me dije se kjo krizë është aq prezente dhe e thellë, sa zhvendosja e Teheranit është një domosdoshmëri.

Nepal/ Përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut shkaktojnë viktima

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shirat e rrëmbyeshëm në Nepal kanë sjellë rrëshqitje toke dhe përmbytje të shumta, duke bllokuar rrugët e vendit. Gjithashtu, janë rrëzuar edhe urat, duke shkaktuar 22 viktima në më pak se 2 ditë.

“18 persona ndërruan jetë në rrëshqitje të ndryshme të dheut në zonën Ilam në lindje. Tre persona ndërruan në Nepalin jugor pas një goditjeje nga rrufeja dhe një person humbi jetën në përmbytjet në zonën Udayapur , gjithashtu në Nepalin lindor”, tha për Reuters zëdhënësi i policisë, Binod Ghimire.

Edhe 11 persona rezultojnë të zhdukur dhe janë ende në kërkim nga ekipet e shpëtimit.

Gjeorgji/ Protesta masive dhe kaos në vend

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Gjeorgjia është përballur sërish me protesta masive, në ditën kur u zhvilluan zgjedhjet vendore. Mijëra njerëz u mblodhën në Tbilisi, duke mbajtur demonstrata në vende të ndryshme të qytetit, për të protestuar mbi situatën në vend.

Në disa raste, njerëzit tentuan të mësynë në pallatin presidencial. Zemërimi i popullit vjen pasi zgjedhjet po mbahen ndërkohë që i është bërë një bojkot të pjesshëm opozitës, që ngre akuza mbi partinë në pushtet, e quajtur “Ëndrra Gjeorgjiane”, se është duke penguar zhvillimin e vendit, anëtarësimin në BE dhe se po e afron Gjeorgjinë me Rusinë.

SHBA/ Vendi u ofron të rinjve emigrantë $2,500 që të largohen nga vendi vullnetarisht

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Qeveria e SHBA do të ofrojë 2,500 dollarë si ndihmë për adoleshentët emigrantë, që të largohen dhe të rikthehen në vendet e tyre të origjinës. Informacioni është bërë publik nga një dokument i brendshëm i administratës federale.

Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA do të ofrohet një ndihmë direkte, e cila synon të riintegrojë emigrantët e rinj të pashoqëruar, të cilët do të zgjedhin vullnetarisht të largohen nga SHBA. Fëmijët meksikanë nuk mbulohen nga kjo masë.

REELS

S’kisha lekë për terapi dhe

😂😂😂

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼