News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: Ngjarje në botë/ Getty (3)/ AP

Macron riemëron Sébastien Lecornu si kryeministër të Francës

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Getty Images

Presidenti francez Emmanuel Macron ka riemëruar Sebastien Lecornu-n si kryeministër, vetëm disa ditë pasi ai dha dorëheqjen dhe qeveria e tij u shpërbë pas 14 orësh.

Lecornu tha se e pranoi rikthimin “nga detyrimi”, me synimin për të miratuar buxhetin brenda vitit dhe për t’i dhënë fund krizës politike që ka përfshirë Francën.

Vendimi i Macron u prit me kritika të forta nga opozita, që e quajti “provokim” dhe “turp demokratik”, ndërsa ai përballet me nivelet më të ulëta të popullaritetit që prej vitit 2017.

Palestinezët e zhvendosur në Gazën jugore fillojnë udhëtimin për në shtëpi ndërsa armëpushimi hyn në fuqi

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Getty Images

Pas gjashtë muajsh luftimesh të pandërprera, qindra mijëra palestinezë të zhvendosur në jug të Gazës kanë nisur të kthehen drejt veriut pas hyrjes në fuqi të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Marrëveshja parashikon lirimin e 20 pengjeve izraelite në këmbim të mbi 1,900 të burgosurve palestinezë, si pjesë e një plani paqeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja.

Megjithëse shumë e kanë mirëpritur si shpresë për paqe, të dyja palët mbeten skeptike dhe kanë paralajmëruar se lufta mund të rifillojë nëse kushtet nuk plotësohen.

Përmbytjet në Meksikë vrasin të paktën 23 persona, ndërsa stuhitë vazhdojnë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Getty Images

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën në Meksikë pas reshjeve të dendura që përfshinë pothuajse të gjithë vendin gjatë javës së fundit.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar dëme të mëdha, veçanërisht në shtetet Veracruz, Hidalgo dhe San Luis Potosi, ku mijëra shtëpi janë shkatërruar.

Ushtria është angazhuar për shpërndarjen e ndihmave dhe strehimin e të zhvendosurve, ndërsa autoritetet përgatiten për stuhinë tropikale “Raymond” që pritet të godasë në fundjavë.

NATO nis stërvitjen bërthamore “Steadfast Noon” në mes të tensioneve në Europë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
AP

NATO do të zhvillojë javën e ardhshme stërvitjen e saj vjetore bërthamore “Steadfast Noon”, të udhëhequr nga Hollanda dhe me pjesëmarrjen e 71 avionëve nga 14 vende anëtare.

Ushtrimi, që do të zgjasë rreth dy javë dhe do të mbahet kryesisht në Detin e Veriut, ka për qëllim forcimin e mbrojtjes së armëve bërthamore përpara përdorimit të tyre.

Aleanca thekson se stërvitja nuk synon asnjë vend të caktuar, por dërgon një mesazh force dhe gatishmërie ndaj çdo kërcënimi të mundshëm.

REELS

Forca e një gruaje që kujdeset për veten është frymëzim për të gjithë. Në këtë Tetor Rozë, ndalo për një moment, kujdesu dhe vlerëso jetën që ke. 🎀 @vodafonealbania #TetoriRozë #Jetoshëndetshëm #vodafonealbania

Morali: As mos i trego fare herë tjetër, kur të jesh 🤰🏻

Unë do paguhem vetëm 1 mijë 😳😳😳😳

Do ribashkoheshit edhe ju, apo ç’e do?

Facelift-i i Kris Jenner është mrekullia e 8-të e kohërave moderne

Masazhi që të bën të ndihesh më e lehtë, më e qetë dhe plot energji ✨ Provoje tani dhe zbulo pse të gjithë po flasin për të!

Sot, në datën 9 tetor 2025, Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për fazën e parë të një armëpushimi dhe shkëmbim robërish, nëpërmjet negociatave indirekte që u zhvilluan në Sharm el-Sheikh, Egjipt. Detajet i gjeni në Story.

Janë 2 lloje motrash/shoqes në këtë jetë

Kur veshja dhe dukja nuk kanë lidhje me personalitetin 😂😂😂

Supriza me 💃 belly dancer 💃 që meriton çdo dhëndër 😈

News in a few minutes: What's happening in the world

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Photo: World Events/ Getty (3)/ AP

Macron re-appoints Sébastien Lecornu as French prime minister

 

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Getty Images

 

French President Emmanuel Macron has reappointed Sebastien Lecornu as prime minister, just days after he resigned and his government collapsed after 14 hours.

Lecornu said he accepted the return "out of obligation," with the aim of approving the budget within the year and ending the political crisis that has engulfed France.

Macron's decision was met with strong criticism from the opposition, which called it a "provocation" and a "democratic shame", as he faces his lowest popularity levels since 2017.

Displaced Palestinians in southern Gaza begin journey home as ceasefire takes effect

 

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Getty Images

 

After six months of incessant fighting, hundreds of thousands of Palestinians displaced in southern Gaza have begun returning north after a ceasefire between Israel and Hamas came into effect.

The agreement calls for the release of 20 Israeli hostages in exchange for over 1,900 Palestinian prisoners, as part of a US-brokered peace plan.

Although many have welcomed it as a hope for peace, both sides remain skeptical and have warned that the war could resume if the conditions are not met.

Mexico floods kill at least 23 as storms continue

 

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Getty Images

At least 23 people have died in Mexico after heavy rains swept through almost the entire country over the past week.

Floods and landslides have caused extensive damage, especially in the states of Veracruz, Hidalgo and San Luis Potosi, where thousands of homes have been destroyed.

The military is engaged in distributing aid and sheltering the displaced, while authorities prepare for Tropical Storm "Raymond" expected to hit at the weekend.

NATO launches "Steadfast Noon" nuclear exercise amid tensions in Europe

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
AP

NATO will hold its annual "Steadfast Noon" nuclear exercise next week, led by the Netherlands and involving 71 aircraft from 14 member countries.

The exercise, which will last about two weeks and will be held mainly in the North Sea, aims to strengthen the protection of nuclear weapons before their use.

The alliance emphasizes that the exercise does not target any specific country, but sends a message of strength and readiness against any potential threat.