News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Mississippi/ Kryeministri i Francës/ Gaza/ Votimi në Kosovë

Kosovë/ Mbahen zgjedhjet lokale në vend

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Banorët e Kosovës sot do të votojnë për të zgjedhur krerët e komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë në plot 38 komuna të vendit, për të vendosur se kush do t’i qeverisë në vijim.

Këto janë zgjedhjet e dyta brenda vitit në Kosovë. Më 9 shkurt u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat sollën edhe disa përplasje dhe debate politike. Sipas sondazheve, Prishtina do të paraqesë një garë shumë të fortë, një ndër më të ngushtat e dekadës, ku janë në konkurrim Përparim Rama (kryetari aktual); Hajrulla Çeku i Vetëvendosjes; Uran Ismaili i PDKS-së; Bekë Berisha nga AAK dhe Besa Shahini, PSD. Besa ka qenë edhe ministre e Edukimit dhe Sportit në Shqipëri.

Gaza/ Sqarohet nëse do të ketë ushtarë amerikanë në territor

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

SHBA ka marrë përsipër që të udhëheqë Qendrën e Koordinimit Civil dhe Ushtarak, e cila do të kontribuojë në organizmin dhe stabilitetin e Gazës. Duke qenë se në territorin e shkatërruar zbarkuan ushtarë amerikanë, u ngrit pretendimi se trupat e tyre do të ishin prezente në territor, por mesa duket, nuk do të ndodhë. SHBA nuk do të vendosë trupa në Gazë.

Konfirmimi erdhi nga Brad Cooper, admiral dhe komandant, pasi kreu një vizitë në një prej zonave të ushtrisë izraelite. Rikujtojmë se Hamasi dhe Izraeli kanë nënshkruar armëpushimin, për lirimin e pengjeve izraelite dhe përfundimin e një prej luftrave më të përgjakshme në Lindjen e Mesme.

Francë/ Rikthehet sërish në detyrë kryeministri, 4 ditë pas dorëheqjes

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Sébastien Lecornu është rikthyer sërish në detyrë, duke surprizuar vendin dhe shtetet e ndryshme, pas deklaratave të shumta se “misioni i tij kishte mbaruar”. Emmanuel Macron e riemëroi në detyrë kryeministrin, pasi i kërkoi të përpiqej që të formonte një qeveri të re.

Ndonëse është ende e vagullt situata për qeverinë e re dhe funksionale, është e sigurt që Sébastien do të përballet me një presion të ri në parlament, lidhur me buxhetin e Francës për vitin e ardhshëm.

SHBA/ Viktima dhe të plagosur nga një sulm me armë zjarri

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Katër persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur, si pasojë e një sulmi me armë zjarri që ndodhi në Mississippi. 4 nga të plagosurit rezultojnë të jenë në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të mesnatës në rrugën “Leland”.

Ende nuk ka informacione për personin që kreu krimin, apo ndonjë të dyshuar të mundshëm. Ndërkohë, sulme të tilla agresive janë shtuar në SHBA, duke lënë njerëzit të pasigurt dhe të frikësuar.

REELS

S’kisha lekë për terapi dhe

😂😂😂

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼