Anabelizim

Lamtumira ime e fundit për ty dhe dashurinë tonë që nuk mbijetoi

Lamtumira ime e fundit për ty dhe dashurinë tonë që nuk
Foto: drgnsk/ Pinterest

Ndiej nostalgji dhe prandaj dua të ta shkruaj këtë letër edhe pse ndoshta s’do ta lexosh kurrë. Le të jetë kjo letër akti i fundit i dashurisë sime për ty, para se të të lë të shkosh.

Ti ishe dashuria ime e parë. Ajo që vjen vrullshëm, plot pasion dhe që të bën të ndihesh sikur po fluturon në qiellin e shtatë. Derisa kupton që nuk do fluturosh përgjithmonë.

Dikur më admiroje, më bëre të besoj se dashuria është e pafajshme dhe e çiltër.

Por nuk zgjati shumë. Çdo ëndërr që thurëm u la në errësirë. Çdo premtim që ti bëre u harrua. Çdo ndjenjë filloi të kthehej në mpirje trupi dhe një ditë ti zgjodhe të largoheshe.

Zgjodhe të hidhje poshtë çdo gjë që kishim ndërtuar, zgjodhe të harroje se çfarë patëm dhe se sa më doje. Mbi të gjitha, zgjodhe një tjetër!

U lëndova, u theva dhe kuptova se si e njëjta qenie që të dhuroi dashuri mund të të japë kaq shumë dhimbje. Se si e njëjta gojë që dikur të thoshte “Të dashuroj”, tani thotë pa frikë që të urren, edhe pse nuk ke bërë asgjë.

Por pavarësisht se je fajtor, pavarësisht se tradhtove, unë nuk të urrej dot. E di shumë mirë që s’do mund të të urrej asnjëherë.

Tani është tepër vonë edhe pse je penduar. Por dije që të kam falur. Të kam falur me zemër. Me atë zemrën që dikur të dashuroi pafajësisht dhe që donte të kalonte jetën me ty. Atë zemrën që ti e more në pëllëmbë të dorës dhe më pas e hodhe në tokë dhe e shkele me këmbë.

Tani kam filluar të të harroj. Sepse kam kuptuar që atje jashtë është dikush që do më falë gjithçka që meritoj. Gjithçka që ti premtove, por nuk e bëre.

Do të të mbyll në një cep të zemrës dhe do të të mbaj aty përgjithmonë. Si dashurinë e parë, si një kujtim të mirë, dhe s’do të të kujtoj për të këqijat që më ke bërë.

Por shpresoj të ma ndjesh mungesën, dashurinë, përkushtimin dhe çdo gjë që të fala. Por dije që ishe ti që e shkatërrove.

Do të të shoh nga larg e do kujtoj me nostalgji se si gjeta tek ti një vend të ngrohtë. Një vend që nuk e dija që do më fuste në errësirë.

Të uroj më të mirat, të uroj të gjesh dikë si vetja dhe të jesh i lumtur. Nuk do hakmerrem, sepse të kam lënë në dorë të Zotit dhe mendoj se Ai ka shkruar çdo gjë.

Nga mrekullia e jetës tënde (sepse të tillë më quaje ti), të lutem bëhu versioni më i mirë i vetes për atë tjetrën që do kesh në krah.

Lamtumirë, A.

- Shkruar për Anabel nga një grua anonime, për rubrikën “Untold Stories” – streha ku rrëfejmë ato çaste kur zemra kërkon të flasë, qoftë për të mirat, qoftë për të vështirat, për ndjesitë më të thella që nuk duam t’i mbajmë brenda. Nëse edhe ju dëshironi të ndani historinë tuaj, na shkruani në [email protected].

REELS

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj

Ende duke menduar për dhuratën perfekte? Mos u streso! Një xhiro te @topshop_albania dhe gjithçka zgjidhet - Airtech Pro për stil perfekt çdo ditë - ⁠Nutrilife Blender për smoothie në 10 sekonda - ⁠Higjenizuesi me avull Nano për pastërti pa kimikate

Me @duavize_ , rekrutimi i punëtorëve të huaj bëhet më i thjeshtë dhe më i sigurt. Dua Vizë ofron 20% ulje për rekrutimin e stafit të huaj nga Filipinet, Egjipti, India dhe shumë vende të tjera, për të gjitha bizneset që duan të zgjerohen në 2026-n. ⏳ Oferta është e vlefshme deri më 20 janar 2026. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Goca, vraponi për te @kfarma.al sepse kanë nisur “12 Days of Christmas” dhe kjo është arsyeja perfekte për shopping pa ndjenja faji. Gift box-e festive, sete perfekte për dhurata (ose për veten se self-love is a must 💅). Surprizat vazhdojnë: deri në 80% ULJE për produktet koreane. 12 ditë, 12 surpriza, pafund arsye për t’u përkëdhelur 💕

🥰 Gala flet si dikush që nuk është mësuar të frenohet. E lirshme, e veçantë në mënyrën si shprehet, thellësisht feminore në energjinë që përcjell. 🤍 Bravo prindërve që e kanë lënë të jetojë në botën e saj, të ëndërrojë pa frikë, të rritet pa kufij. Sepse disa shpirtra nuk duhen formuar, duhen mbrojtur.

My final farewell to you and our love that did not survive

Lamtumira ime e fundit për ty dhe dashurinë tonë që nuk
Photo: drgnsk/ Pinterest

I feel nostalgic and that's why I want to write you this letter even though you'll probably never read it. Let this letter be my last act of love for you, before I let you go.

You were my first love. The one that comes suddenly, full of passion, and makes you feel like you're flying in seventh heaven. Until you realize that you won't fly forever.

You once admired me, you made me believe that love is innocent and sincere.

But it didn't last long. Every dream we had was left in the dark. Every promise you made was forgotten. Every feeling started to turn into body numbness and one day you chose to leave.

You chose to throw away everything we had built, you chose to forget what we had and how much you loved me. Above all, you chose someone else!

I was hurt, I was broken, and I realized how the same being who gave you love could give you so much pain. How the same mouth that once said "I love you" now fearlessly says it hates you, even though you've done nothing.

But even though you're guilty, even though you betrayed me, I can't hate you. I know very well that I will never be able to hate you.

It's too late now, even though you've repented. But know that I have forgiven you. I have forgiven you with my heart. With that heart that once loved you innocently and wanted to spend my life with you. That heart that you took in the palm of your hand and then threw on the ground and trampled on.

Now I'm starting to forget you. Because I've realized that there's someone out there who will forgive me everything I deserve. Everything you promised, but didn't do.

I will lock you in a corner of my heart and keep you there forever. Like first love, like a good memory, and I will not remember you for the bad things you have done to me.

But I hope you feel my absence, my love, my devotion, and everything I gave you. But know that it was you who destroyed it.

I will see you from afar and remember with nostalgia how I found a warm place in you. A place that I didn't know would plunge me into darkness.

I wish you the best, I wish you to find someone like yourself and be happy. I will not take revenge, because I have left you in the hands of God and I think He has written everything.

By the miracle of your life (because that's what you call me), please be the best version of yourself for the other one you will have by your side.

Farewell, A.

- Written for Anabel by an anonymous woman, for the  “Untold Stories” column  – the haven where we recount those moments when the heart wants to speak, whether about the good or the difficult, about the deepest feelings that we don't want to keep inside. If you too would like to share your story, write to us at  [email protected] .