Showbiz

Lexuesja e buzëve zbulon bisedën e Kim & Lewis: Gjërat qenkan serioze!

Lexuesja e buzëve zbulon bisedën e Kim & Lewis: Gjërat qenkan
Foto: Lewis Hamilton, Kim Kardashian/ X

Disa të famshëm e bëjnë lidhjen zyrtare në Instagram, disa në tapetin e kuq, por Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton e bënë zyrtare në Super Bowl në stadiumin Levi’s, Kaliforni. Çifti i ri u pa ulur në tribunë duke parë ndeshjen Seahawks kundër Patriots, dhe një lexuese buzësh nuk humbi kohë për të deshifruar bisedën e tyre.

Sipas Nicola Hickling në Daily Mail, Lewis i tha Kim-it:

“Jo, unë nuk çoj çdo vajzë te mamaja ime, dua të them se ti do ta takosh një ditë; ajo është shumë e emocionuar të të shohë.”

Kim më pas u përgjigj thjesht: “në rregull”.

Lexuesja e buzëve zbulon bisedën e Kim & Lewis: Gjërat qenkan

Nuk e dimë pse mbeti për t'u bërë në ato rrethana ai muhabet, kur të dy e dinin se sytë kureshtarë ishin të ngulitur mbi ta, por duket se gjërat do lëvizin shumë shpejt mes çiftit nëse Kim është gati të takojë mamanë e Lewis-it!!!

Ndërkohë, ekspertja e gjuhës së trupit Judi James gjithashtu komentoi, duke thënë:

“Gjuha e trupit tregon vëmendje të pandarë mes tyre, që është një formë ‘ledhatimi’ joverbal kur je në një takim. Kim në fakt largon kokën për ta parë Lewis-in më mirë teksa ai flet dhe kjo ‘përkëdhelje’ prodhon një reagim si ‘vetëkënaqësi’ nga ai, e dukshme nga mënyra se si tiparet e fytyrës i zbuten dhe i flet asaj me një buzëqeshje.”

Ajo shtoi se:

“Kim e shton flirtin kur maja e gjuhës së saj shfaqet anash gojës. Ky zakonisht shihet si një gjest dëshire apo interesi lozonjar.”

Gjërat mes dyshes po ecin shpejt dhe me ç'duket qenkan *serioze*!