Showbiz

Loredana shpërthen ndaj Mozzik-ut: "Më urren aq shumë sa ia ka qejfi të më shohë keq"

Loredana shpërthen ndaj Mozzik-ut: "Më urren aq shumë sa ia
Foto: Loreadana Zefi/ "Mirëmbrëma Yje"

Loredana Zefi ka dhënë një intervistë për "Mirëmbrëmja Yje" me Arbana Osmanin ku për herë të parë ka folur gjatë për gjithë marrëdhënien e saj me Mozzik: që nga njohja, te lidhja, shtatzënia, ndarja dhe polemikat që i kanë ndjekur, deri te kënga e re e Mozzik, "Diss".

Si fillim, Loredana qartësoi se nuk ia ka ndaluar në asnjë moment Mozzik-ut të takojë vajzën e tyre, duke përgënjeshtruar deklaratat ku ai nënkuptonte të kundërtën:

"Ndoshta në fillim, kur kam qenë shtatzënë dhe ka lindur vajza dhe problemet e para që jemi ndarë, ma merr mendja që prej emocioneve ndoshta ndonjëherë i kam shkruar 's'ke për ta takuar vajzën', po ato kanë qenë ajo pjesa që aq keq je emocionalisht, sa nuk di çfarë flet. Kanë qenë javët e para ndoshta po, por jo vite ose muaj, siç e nxjerr ai. Ai ka të drejtë që të vijë ta shohë vajzën kur të dojë, derën e hapur e ka gjithmonë, po nuk e ka parë si detyrim për të ardhur."

Loredana përsëriti disa herë përgjatë intervistës se përpiqet të mos flasë shumë publikisht apo para vajzës për Mozzik, duke treguar variantin e saj për atë që ka ndodhur vërtet mes tyre, vetëm sepse nuk do të lëndojë Hanën:

"Nuk mundem të flas keq sepse lëndoj vajzën. Jam munduar gjithmonë të mos e tregoj si është situata, për të mos lënduar vajzën."

Për këngën e fundit të Mozzik, "Diss", ku ai ofendon veten përmes komenteve të njerëzve duke thënë se "vajzën po ia rrit një burrë tjetër, Karimi", "ish-gruaja ka folur gjëra të tij personale me reperë", "ish-gruaja është lidhur me një person me ngjyrë", e të tjerë, Loredana tha:

"Isha në shtëpi, e kam parë. Thashë 'O Zot!' sepse është shumë e rëndë. Lexoja komentet, shumica e njerëzve thonin 'nuk bën' dhe ata që thonin 'njerëz, s'po e kuptoni që po i bën diss vetes?'. Dhe unë e mendova këtë, gjithmonë duke nxjerrë pozitiven, duke thënë që s'është ndonjë gjë e madhe."

E pyetur se si e priti vajza këtë këngë dhe çfarë shpjegimi i dha Loredana, ajo tha:

"Asgjë, nuk e di. I thashë 'nëse do të flasësh me babin, fol. Nëse nuk do të flasësh me babin është e drejta jote.' Edhe tani normal që kjo e kupton."

Më tej, Loredana tregoi se ka komunikuar me Mozzik-un pas publikimit të këngës duke i thënë se Hana e priti shumë keq, por ai ishte justifikuar duke thënë se e kishte mrojtur Loredanën në fund të këngës, duke thënë se e respekton nënën e fëmijës:

"Normal që ndihesh shumë keq sepse nuk është e nevojshme ta bësh në atë mënyrë. Unë i kam thënë edhe atij, i kam shkruar pastaj 'Hana është shumë keq'. Nuk është hera e parë që më ngacmon. Kur i kam kërkuar të komunikojmë, ka thënë 'po ajo këngë nuk është për fëmijë'. [Loredana]: 'Po pse e fut në YouTube?' [Mozzik]: 'Po a e ke parë në fund që kam thënë që unë e respektoj mamin e fëmijës tim?'. Po nuk e dëgjon fëmija këngën deri në fund. Më vjen shumë keq për të gjithën."

Gjithashtu ajo shtoi:

"Unë di që e kam duruar shumë. E kam duruar maksimalisht për shkak se kam pasur pikë të dobët vajzën dhe ai e ka ditur atë pjesë dhe për shkak të vajzës unë nuk flas, e di ai. Po tani që e teproi, edhe unë jam 'zgjuar prej gjumit' dhe nuk e lejoj më deri në atë pikë. Duhet të ulesh të përballesh me mua, të më kërkosh falje, ta heqësh këngën. Derën e ka hapur kur të dojë të vijë, po a e gjen kohën, a do të vijë..."

Drejt pjesës së fundit dhe ndoshta më të sinqertës, Loredana tregoi se mendon se Mozzik e urren shumë dhe kënaqet duke e bërë të dalë si e keqja publikisht. 

"Nëse do të më sulesh mua, se ke urrejtje ndaj meje, sulmomë, nuk e kam problem, nuk më intereson, por përderisa përdor ato fjalë të fëlliqura në këngë, edhe me shumë vetëbesim, ato përfshijnë edhe vajzën. 

Po prapë është shumë i mençur se mund të thotë 'kam sharë veten me çfarë thonë njerëzit'. Sidomos t'i thotë emrin Karim-it sikur e njeh, mua më duket shumë e rëndë. 

Ndoshta mua më urren aq shumë sa s'ka qejf të m'i shohë sytë, dhe është OK, nuk po them asgjë, por mendoj që është thjesht urrejtje ndaj meje dhe qejfi i tij për të më parë mua keq." 

Në fund, ajo përsëriti sërish se e lejon Mozzik-un të vijë e të takojë vajzën, qoftë edhe në shtëpinë e saj, por ai ka zgjedhur të vijë për koncerte në Gjermani dhe të mos i vizitojë. Sipas Loredanës, Mozzik zgjedh ta takojë me dëshirën e tij shumë rrallë të bijën, vetëm me raste ditëlindjesh, ku nuk humbet as rastin për ta uruar publikisht në rrjetet e tij sociale. 

REELS

Lamtumirë Dr. Mark Sloan 😥

@luanavjollca godet e hedh ne toke burra pa iu dredhur qerpiku. Ne fakt, ajo eshte Luna, karakteri i moderatores se njohur ne pjesen e dytë e komedisë “Policë për kokë” (I titulluar “Policë për jetë” Nen regjinë e @aldo.markuu, @olsibylyku1 dhe @nik_xhelilaj rikthehen si dy kolegët e policisë, por kete radhe me një mision që do i përball me bjonden e bukur Luna. Filmie është produksion i @nilorfilm

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Loredana explodes at Mozzik: "He hates me so much that he enjoys seeing me bad"

Loredana shpërthen ndaj Mozzik-ut: "Më urren aq shumë sa ia
Photo: Loreadana Zefi/ "Good Evening Stars"

Loredana Zefi gave an interview for "Mirembrëmja Yje" with Arbana Osmani where for the first time she spoke at length about her entire relationship with Mozzik: from meeting, to the relationship, pregnancy, separation and the controversies that followed, to Mozzik's new song, "Diss".

First, Loredana clarified that she has never stopped Mozzik from meeting their daughter, denying statements where he implied the opposite:

"Maybe at the beginning, when I was pregnant and my daughter was born and the first problems we had after we broke up, I think that out of emotions I sometimes wrote to him 'you won't meet the girl', but those were the parts where you're so emotionally bad that you don't know what you're talking about. It was the first few weeks maybe, but not years or months, as he makes it out to be. He has the right to come and see the girl whenever he wants, the door is always open, but he didn't see it as an obligation to come."

Loredana repeated several times during the interview that she tries not to speak too publicly or at all about Mozzik, telling her version of what really happened between them, only because she doesn't want to hurt her daughter, Hannah:

"I can't speak badly because it hurts the girl. I've always tried not to show how the situation is, so as not to hurt the girl."

Regarding Mozzik's latest song, "Diss", where he insults himself among people's comments, saying that "another man, Karimi, is raising his daughter", "his ex-wife has talked about his personal things with rappers", "his ex-wife has been involved with a black person", and others, Loredana said:

"I was at home, I saw it. I said 'Oh my God!' because it's so serious. I read the comments, most people said 'you can't do it' and those who did said 'people, don't you realize you're doing it to yourself?'. And I thought about that, always bringing out the positive, saying it's no big deal."

Asked how the girl received this song and what explanation Loredana gave her, she said:

"Nothing, I don't know. I told him 'if you want to talk to dad, talk. If you don't want to talk to dad, that's your right.' Even now it's normal that he understands that."

Loredana further revealed that she communicated with Mozzik after the song was released, telling him that Hana received her very badly, but he justified himself by saying that he had protected Loredana at the end of the song, saying that he respects the child's mother:

"It's normal to feel very bad because it's not necessary to do it that way. I told him too, then I wrote 'Hana is very bad'. It's not the first time he's teased me. When I asked him to communicate, he said 'that song is not for children'. [Loredana]: 'Why are you putting it on YouTube?' [Mozzik]: 'Did you see at the end that I said that I respect my child's mother?'. The child doesn't listen to the song until the end. I'm very sorry for everything."

She also added:

"I know I've been patient. I've been patient to the max because I had a weak spot with the girl and he knew that part and because of the girl I don't speak, he knows. But now that he's overdone it, I've also 'woke up from sleep' and I won't let him go to that point anymore. You have to sit down and face me, apologize to me, stop singing. He's opened the door when he wants to come, but will he find the time, will he come..."

Towards the last and perhaps most honest part, Loredana showed that she thinks Mozzik hates her a lot and enjoys making her appear evil in public. 

"If you want to attack me, because you hate me, attack me, I don't have a problem, I don't care, but as long as I use those dirty words in the song, even with a lot of confidence, they also include the girl. 

But he's still very smart because he can say 'I cursed myself with what people say.' Especially saying Karim's name as if he knows him, seems very serious to me. 

"Maybe he hates me so much that he doesn't want to look me in the eye, and that's OK, I'm not saying anything, but I think it's just hatred towards me and his pleasure in seeing me bad." 

In the end, she reiterated that she allows Mozzik to come and meet her daughter, even at her house, but he has chosen to come for concerts in Germany and not do it. According to Loredana, Mozzik chooses to meet his daughter very rarely, only on birthdays, where he does not miss the opportunity to congratulate her publicly on his social networks.