Showbiz

Më falni, mos Elsa Lila thumboi Arbana Osmanin?

Më falni, mos Elsa Lila thumboi Arbana Osmanin?
Arbana/ Elsa/ Instagram

Mirë se vini në një artikull të ri, që mbase lidhet me dramat e showbiz-it shqiptar!

Siç mund ta ketë marrë vesh i madh dhe i vogël, Elsa Lila u paraqit në dy podkaste, ai i Arbana Osmanit dhe ai i Grida Dumës, të cilat për më tepër, u publikuan shumë pranë njëri-tjetrit.
 
Megjithatë, te podkasti “Mirëmbrëma Yje”, pati shumë komente që merreshin me mënyrën se si Elsa fliste, “agresivitetin” e saj në përgjigjet që jepte. Një komentues vuri në dukje se këngëtarja ishte më “e qetë” në podkastin e Gridës dhe Elsa nuk hezitoi t’i jepte një përgjigje:

“Faleminderit për mirësjelljen! Ky podkast është regjistruar shumë kohë para tjetrit. Qetësia ime ka të bëjë, ashtu si për secilin prej nesh, nga personi që kemi përballë”, tha Elsa.

Më falni, mos Elsa Lila thumboi Arbana Osmanin?

Jo se duam të fusim xixat, por kjo përgjigje sikur ka pak ton pasivo-agresiv.

Mos Arbana e bëri Elsën ta humbte toruan?

Mos Elsa po justifikon veten?

Mos Arbana i bëri pyetje që e acaruan Elsën?

Kaq shumë pyetje, kaq pak përgjigje…

REELS

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Excuse me, did Elsa Lila sting Arbana Osmani?

Më falni, mos Elsa Lila thumboi Arbana Osmanin?
Arbana/ Elsa/ Instagram

Welcome to a new article, perhaps related to Albanian showbiz dramas!

As everyone, young and old, may have heard, Elsa Lila appeared on two podcasts, Arbana Osmani's and Grida Duma's, which were also published very close to each other.
 
However, on the podcast "Mirembrëma Yje", there were many comments that dealt with the way Elsa spoke, her "aggressiveness" in the answers she gave. One commenter noted that the singer was more "calm" on Grida's podcast, and Elsa did not hesitate to give him an answer:

"Thank you for your kindness! This podcast was recorded long before the other one. My calmness is related, as it is for each of us, to the person in front of us," said Elsa.

Më falni, mos Elsa Lila thumboi Arbana Osmanin?

Not that we want to stir up trouble, but this answer seems to have a slightly passive-aggressive tone.

Did Arbana make Elsa lose her temper?

Is Elsa justifying herself?

Did Arbana ask questions that irritated Elsa?

So many questions, so few answers...