Metropolitan

Me shumë gjasa, nënat e reja do e kuptojnë deklaratën e Megan Fox!

Me shumë gjasa, nënat e reja do e kuptojnë deklaratën e
Getty

 
Megan Fox dhe partneri i saj, MGK (Colson Baker) mirëpritën fëmijën e tyre rreth 7 muaj më parë. Që atëherë, Megan ka qenë e tërhequr nga daljet publike dhe më në fund, u shfaq në një event në “Academy Museum of Motion Pictures”, ku foli për përvojën e saj pas lindjes.
 
Aktorja u shpreh se fillimisht, nuk ka mendimet më të qarta, pasi nuk ka fjetur për 7 muaj.

“Së pari, dua të them se sapo kam lindur një fëmijë dhe kam shumë mjegull në tru. Nuk kam fjetur për 7 muaj, kështu që nëse përsëris ndonjë gjë, ju kërkoj ndjesë. Mund të ndërhyni dhe të më tregoni që po e humb fillin”.

Ajo e ka bërë të qartë se si çdo nënë e re po përballet me mungesën e kohës për veten, por nga ana tjetër, ka mbështetjen e partnerit, i cili e ka cilësuar si një “nënë fenomenale”.

Me shumë gjasa, nënat e reja do e kuptojnë deklaratën e
 
Vajza e tyre, Saga Blade, duket se kanë ngjallur debate të lezetshme mes çiftit, i cili s'e ndan dot se kujt i ngjan.

“Vazhdojmë me debate se kujt i ngjan,” është shprehur MGK për vogëlushen, duke shtuar: “Muajin e kaluar i ngjante fiks mua, tani i ngjan fiks asaj.”

Megan dhe MGK janë gjithashtu prindër të fëmijëve të tjerë, nga martesa dhe lidhje të mëparshme. Aktorja ka 3 fëmijë me ish-bashkëshortin, Brian Austin Green: Noah (13 vjeç), Bodhi (11 vjeç) dhe Journey (9 vjeç).
 
Ndërkohë, MGK ka një vajzë 16-vjeçare, Casie Baker, me ish-partneren Emma Cannon.
 
Megan ka folur më parë për sfidat e viteve të para me fëmijët. Në një intervistë në “Chelsea Lately” në gusht të vitit 2014, ajo është shprehur:
 
“Kur ke fëmijë, nuk ke një jetë tënden. Çdo minutë ia dedikon dikujt tjetër. As të shkosh në tualet vetëm nuk mundesh, duhet ta marrësh beben me vete”.

 

REELS

🤔 Ç’mendim keni për këtë deklaratë?

Let the magic begin 🪄🎄 Anabel Advent Calendar ka çdo ditë një surprizë, deri në prag të 2026! 🎅🤫

Dafina Zeqiri i jep lamtumirën e fundit Shpat Kasapit

- Ne e quajmë shportë

Kjo super fshesë nga @smartentry_al bën atë që ti s’ke durim ta bësh: pastron + than + lë gjithçka perfekt, në një lëvizje ✨ Pa zhurmë, pa mundim, pa siklet 👌🏻

Rizo Velovic, shqiptari i parë🇦🇱 në Survivor

Ka një surprizë për ju! Ndiqni videon deri në fund dhe zbulojeni. Spoiler: Oferta “Black Friday Dare Devil” vlen deri më 30 nëntor ndaj nxitoni 🚴‍♀️ @sunride.al

Ka një surprizë për ju! Ndiqni videon deri në fund dhe zbulojeni. Spoiler: Oferta “Black Friday Dare Devil” vlen deri më 30 nëntor ndaj nxitoni 🚴‍♀️ @sunride.al

Postimi i Selvijes për Shpatin 😭

U prehsh në paqe, Shpat! 🪽