Showbiz

Meritoni konfirmon ndarjen nga Ilnisa

Meriton Mjekiqi ka konfirmuar pë herë të parë ndarjen me Ilnisën.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Prive, ai ka theksuar se aludimet rreth ndarjes së tyre janë të vërteta, ndërsa refuzoi të jepte detaje që çuan në këtë vendim.

Megjithatë, ai shtoi se i uron më të mirat Ilnisës.

“Aludimet janë 100% të vërteta, arsyet e ndarjes janë private, i uroj më të mirat Ilnisës, suksese, shëndet”, tha Meritoni.

Pavarësisht ndarjes, ai theksoi se gjithçka ka bërë brenda shtëpisë së “BBVA” ka qenë reale, njësoj si ndjenjat dhe historia me Ilnisën.

“Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do ndërroja as pikë dhe as presje. Si është pritur nga publiku është e tyre.

Ca të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, ca të tjerë jo. Gjithçka ka qenë reale, kështu ka shkuar, kështu ka rrjedhur e kështu ka qenë.”, tha ai.

Nga ana tjetër, Ilnisa nuk ka reaguar lidhur me ndarjen nga Meritoni.

Rreth dyshes, që u njohën në formatin “Big Brother VIP Albania”, pati zëra për një ndarje të mundshme në muajin nëntor, pas fshirjes së fotove së bashku nga rrjetet sociale. Po ashtu, ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.



Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Konkurrentja e BBVK, Dolce, futet tek shtepia e Grande Fratello

🤔 Ç’mendim keni për këtë deklaratë?

Let the magic begin 🪄🎄 Anabel Advent Calendar ka çdo ditë një surprizë, deri në prag të 2026! 🎅🤫

Dafina Zeqiri i jep lamtumirën e fundit Shpat Kasapit

- Ne e quajmë shportë

Kjo super fshesë nga @smartentry_al bën atë që ti s’ke durim ta bësh: pastron + than + lë gjithçka perfekt, në një lëvizje ✨ Pa zhurmë, pa mundim, pa siklet 👌🏻

Rizo Velovic, shqiptari i parë🇦🇱 në Survivor

Ka një surprizë për ju! Ndiqni videon deri në fund dhe zbulojeni. Spoiler: Oferta “Black Friday Dare Devil” vlen deri më 30 nëntor ndaj nxitoni 🚴‍♀️ @sunride.al

Ka një surprizë për ju! Ndiqni videon deri në fund dhe zbulojeni. Spoiler: Oferta “Black Friday Dare Devil” vlen deri më 30 nëntor ndaj nxitoni 🚴‍♀️ @sunride.al

Postimi i Selvijes për Shpatin 😭