Horoscope

Mërkuri doli nga prapavija, por ka ende ndikim negativ: Si t’i mbijetosh planetit kaotik?

Mërkuri doli nga prapavija, por ka ende ndikim negativ: Si t’i
Sience The Wire

Mërkuri doli nga prapavija, fatmirësisht, më 11 gusht, por gjithsesi, ndikimi i tij do të ndihet edhe për rreth 5 ditë të tjera, derisa të shkojë në kursin e zakonshëm. Gjatë kësaj kohe, këto këshilla do të të ndihmojnë ta përballosh kaosin:

1. Shikoje gjithçka 2 herë

Le të themi që duhet të nënshkruash patjetër një kontratë dhe nuk e shtyn dot; ajo që duhet të bësh është të lexosh me vëmendje, madje edhe dy herë çdo pikë (veçanërisht ato që janë me gërma të vogla, sepse ti e di, djalli fshihet në detaje). E njëjta gjë vlen edhe për e-maile dhe projekte që ke në dorë.

2. Komuniko qartë

Konfuzioni është sinonimi i prapavijës së Mërkurit, ndaj rrallë ndodh që të kesh të njëjtin mendim me të tjerët. Ajo që duhet të bësh është të komunikosh në mënyrë të qartë dhe të jesh shumë i/e saktë në artikulim, në mënyrë që të shmangësh ndonjë keqkuptim të mundshëm.

3. Bëhu “kameleon”

Ji më fleksibël/e dhe mundohu të përshtatesh me situata dhe karaktere të ndryshme. Merr frymë thellë, qetësohu, shko me rrymën, por mos harro të shijosh momentin.

4. Lëre pas dramën

Skandalet, sekretet, ish-at, të gjitha i përkasin të shkuarës.

5. Pranoji sfidat

Pranoji të gjitha ato situata sfiduese që të dalin përpara. Kur gjithçka duket kaotike, bëj një hap pas, mendo ç’mësim do të marrësh nga kjo përvojë dhe nis të bësh pjesën tënde. Pavarësisht prapavijës, universi është me ty në çdo hap.

 

REELS

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

JLo i bashkohet trendit 😍