Anabelizim

Mes nesh: "Ai ma ka kthyer seksin si dënim 15 minutësh në ditë – dhe as që e ka kuptuar"

Mes nesh: "Ai ma ka kthyer seksin si dënim 15 minutësh në
Mes nesh/ ANABEL

"Le të jemi të sinqertë: seksi është dhe gjëja më fantastike në botë... derisa bëhet rutinë dhe ti ndihesh si e zënë robinjë për nja 15 minuta çdo natë, sapo ai fik playstation-in dhe gjoja “vjen të përqafohet”.

Ti do zjarr, do ndjesi, do pasion, do atë energjinë që të bën të dridhesh para se të të prekë. Kurse ai? Ai duket sikur po më ndjek udhëzimet e ndonjë manuali të vjetër – gjithmonë njësoj, tre puthje majtas, dy ledhatime të përhumbura djathtas dhe pastaj ajo lëvizja e njëjtë poshtë që ai e quan “të mbaruarin e punës”.

A ke provuar të flasësh me të, do më pyesni. Po! Dhe jo një herë apo dy. Një natë kur po hante patatina në divan (po pra, e di), i thashë se ndihesha si figurante në krevatin tonë. U përpoqa të tregohesha e qetë, madje i përmenda edhe një skenë nga një film francez që më kishte mbetur në mendje. “Isha kurioze...”, i thashë. Ai tundi kokën dhe ia plasi “Ato janë për në filma m shpirt, jo për në shtëpi.”

Po ama, unë nuk jam idiote. Ato filma i kemi bërë një herë realitet. Një natë, vonë, pas një darke me një grup miqsh, kemi bërë seks në makinë, në parkingun bosh pas një qendre tregtare këtu në kryeqytet. Dritaret u mjegulluan, makina lëvizte sipas ritmit tonë dhe zemra rrihte si në ndonjë skenë filmi. Edhe sot, ajo është e vetmja aventurë që kemi dhe nëse nuk e përmend unë herë pas here për ta nxitur pak, do e kishte harruar me kohë.

Tani po ndihem tamam si ndonjë pajisje. Si diçka që ndizet, përdoret dhe fiket. I them se dua më shumë kontakt, më shumë përfshirje, më shumë... jetë. Ai kthen kokën në anën tjetër dhe thotë: “Mos bëj drama kot. Po ç’të duhet kaq shumë seks i veçantë njëherë?”

Herën e fundit që i thashë se nuk më ngopte emocionalisht, tha: “Po s’jemi më në muajin e mjaltit.” Dhe këtu ti fillon të pyesësh veten: “Mos jam unë ajo që po kërkoj shumë? Mbase duhet të jem e kënaqur që arrij një orgazëm, edhe nëse është me sy mbyllur dhe duke vënë në punë imagjinatën?”

Jo vajzë. Një orgazëm është thjesht një reagim i trupit, jo prova që seksi ka qenë i mirë. Sidomos kur ndihesh e padukshme, e pashpirt, e pashpresë. Kur ai sillet sikur po plotëson një formular, dhe jo sikur po të prek ty, njeriun që thotë se do, s'mendoj që jam unë e palogjikshmja këtu.

Sepse problemi këtu nuk është vetëm seksi. Është fakti që ai nuk ka dëshirë të më dëgjojë, të pyesë, të zbulojë çfarë më ndez, që më lëndoi në fillim, zemëroi më pas, dhe hapi sytë tani, më në fund. Atij thjesht nuk i intereson. Dhe kjo është kthyer në mungesë të madhe respekti tani. Mungesë përpjekjeje për të ndarë diçka të bukur, të dyanshme, që të na frymëzojë dhe afrojë.

Pra, lind pyetja o vajza. A duhet të pranosh bukë me gjalpë kur ty të hahet sushi? Jo. Sepse seksi i mirë është përfshirje. Është tërheqje e ndërsjellë. Është ajo që të bën të ndihesh e gjallë, jo e përdorur.

Nëse ai nuk më dëgjon tani, në një vit lidhje, a do ndryshojë kur të bëhemi me fëmijë? Kur të jemi lodhur nga rutina e jetës? Apo varja, do detyrohem të kthehem përgjithmonë në rolin e “asaj që pranon ç’t'i serviret”?

Po mendoj më mirë të largohem tani. Sepse seksi pa shpirt është ndoshta më keq se mungesa e tij. Dhe gjumi i atij pas një “të shpejte” të thatë, që për të është zakon dhe për mua dënim... më mirë të mbetet për vitet e mia të pensionit, ose KURRË! Unë kam nevojë për jetë. Për ndjenjë. Për dikë që më do pa manual dhe pa orar.

Dhe për atë që nuk e kupton këtë? Lamtumirë dhe udha e mbarë të qoftë, djalë," - shkruar nga një vajzë shqiptare së cilës i është mbushur kupa.

Shënim: Artikulli është përshtatur nga redaksia për qëllime editoriale dhe qartësie. 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Between Us: "He turned sex into my 15-minute punishment a day – and he didn't even realize it"

Mes nesh: "Ai ma ka kthyer seksin si dënim 15 minutësh në
Between us/ ANABEL

"Let's be honest: sex is the most amazing thing in the world... until it becomes routine and you feel like you're being held captive for about 15 minutes every night, as soon as he turns off the PlayStation and supposedly "comes for a cuddle."

You want fire, you want sensation, you want passion, you want that energy that makes you tremble before he touches you. And him? He seems to be following the instructions of some old manual – always the same, three kisses to the left, two wandering caresses to the right and then that same downward movement that he calls “the job done.”

Have you tried talking to him, you ask? Yes! And not once or twice. One night when he was eating chips on the couch (yes, I know), I told him that I felt like an extra in our bed. I tried to be calm, and even mentioned a scene from a French movie that had stuck in my mind. “I was curious…”, I said. He shook his head and snapped, “Those are for movies, my dear, not for home.”

Yes, I'm not an idiot. We made those movies a reality once. One night, late, after a dinner with a group of friends, we had sex in the car, in the empty parking lot behind a shopping mall here in the capital. The windows fogged up, the car moved at our pace and my heart was beating like in a movie scene. Even today, it's the only adventure we have and if I didn't mention it from time to time to encourage her a little, she would have forgotten about it in time.

Now I feel like a device. Like something that turns on, is used, and turns off. I tell him I want more contact, more involvement, more... life. He turns his head away and says, "Don't make a fuss. Why do you need so much special sex all at once?"

The last time I told him I wasn't emotionally satisfied, he said, "We're not on our honeymoon anymore." And here you start to wonder, "Am I the one asking too much? Maybe I should be content to reach an orgasm, even if it's with my eyes closed and my imagination running?"

No girl. An orgasm is just a bodily reaction, not proof that the sex was good. Especially when you feel invisible, heartless, hopeless. When he acts like he's filling out a form, and not like he's touching you, the person he says he loves, I don't think I'm the one being unreasonable here.

Because the problem here isn't just sex. It's the fact that he doesn't want to listen to me, to ask, to find out what turns me on, what hurt me at first, angered me then, and opened my eyes now, finally. He just doesn't care. And that has turned into a huge lack of respect now. A lack of effort to share something beautiful, mutual, that inspires and brings us closer.

So here's the question, girl. Should you accept bread and butter when you're being served sushi? No. Because good sex is about inclusion. It's about mutual attraction. It's about making you feel alive, not used.

If he doesn't listen to me now, in a year of dating, will it change when we have children? When we're tired of the routine of life? Or will I be forced to forever return to the role of "the one who accepts whatever is served"?

I'm thinking better of leaving now. Because sex without a soul is probably worse than its absence. And sleeping with him after a dry "fast", which for him is a habit and for me a punishment... better to leave it for my retirement years, or NEVER! I need life. For feeling. For someone who loves me without a manual and without a schedule.

"And for the one who doesn't understand this? Goodbye and have a safe journey, boy."

Note: The article has been adapted by the editors for editorial purposes and clarity. 

Copyright Anabel.al / Reprinting without permission of the editorial staff is prohibited.